Sherri me thika, plagosen dy të rinj
15/06/2009 Ngjarja tek “Ali Demi”
TIRANE- Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku si pasojë e të cilit dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ali Demit” ku disa persona për motive ende të paqarta janë zënë me thika. Nga kjo përplasje kanë marrë disa plagë të rënda dy shtetas, të cilët menjëherë pas plagosjes janë transportuar në Spitalin Ushtarak, ku dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që personat na vendin e ngjarjes kanë lajmëruar sallën operative të policisë së Tiranës. Specialistë kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, në të cilin kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbardhur motivet dhe rrethanat e këtij sherri, që përfundoi me plagosjen e dy personave. Aktualisht policia ka administruar dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm kur ndodhi sherri. Deri tani uniformat blu nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar, por pritet që një gjë e tillë pritet të ndodhë në ditët në vazhdim.