E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje ndërkombëtare për kufizimin e konkurrencës

15/06/2009  Sot seminari

Marrëveshjet ndërkombëtare që kufizojnë konkurrencën do të jenë në qendër të një takimi që organizohet sot në qytetin e Durrësit, me përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës dhe vendeve të OECD-së. Burime zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës njoftuan se ky seminar ndërkombëtar do të vijojë punimet për dy ditët e ardhshme. Sipas tyre, në sesionin e hapjes kryetarja e Autoritetit në Konkurrencës, Lindita Milo do të bëjë me dije disa nga zhvillimet e fundit në fushën e konkurrencës në Shqipëri. Në të njëjtin sesion do të marrin pjesë edhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë nga vendet e OECD-së. Sipas agjendës zyrtare, pritet që të ketë edhe diskutime të tjera të hapura për rregullat dhe procedurat e punës së Autoriteteve të Konkurrencës me një fokus të veçantë në theksimin e procedurave të rasteve të karteleve, si dhe evidencat që ato kërkojnë. Aktualisht, Autoriteti i Konkurrencës në vendin tonë vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, duke u mbështetur në tre shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës, mes të cilave abuzimi me pozitën dominuese, marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve. Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin final që tregu të gjenerojë zhvillimin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›