E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen-Kalimash, Erdogan në përurimin e autostradës

Media turke informon se kryeministri Rexhep Erdogan do i bashkohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha në ceremoninë e përurimit të aksit Rrëshen- Kalimash, pjesë e autostradës Durrës- Kukës, më 25 qershor. 

TIRANE- Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do përurojë përfundimet e punës në njërën korsi të aksit Rrëshen- Kalimash, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morinë.

“Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do të përurojë autostradën e cila është ndërtuar nga një konsorcium turko amerikan dhe që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën”- shkruan sot faqja e lajmeve turke online “Haber”.
Më tej media turke informon se Erdogan do i bashkohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha në ceremoninë e përurimit të autostradës më 25 qershor.

Austostrada 61 kilometra është ndërtuar nga konsorciumi i kompanisë amerikan Bechtel dhe firma e ndërtimit turke Enka. Ajo do të shkurtojë kohën e udhëtimit Shqipëri- Kosovë nga 6 në 2 orë.

Më 31 maj kryeministri Berisha dhe kryeministri kosovar Hashim Thaci morën pjesë në ceremoninë e shembjes së murit në tunelin që lidh Thirrën me Kalimashin, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morinë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›