E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronarët e objekteve: Tarifat e legalizimeve të shtrenjta

15/06/2009  ALUIZNI: Qytetarët marrëdhënie të dobëta me bankat që ofrojnë kredi lehtësuese

BERAT-Procesi i legalizimit është mirëpritur nga qytetarë të Beratit, por ky proces po has vështirësi për shkak të pagesave të larta që duhet të paguajnë qytetarët për procedurat legalizuese të objektet e tyre. Nga faza e dytë kanë përfituar rreth 500 pronarë pa letra, bën të ditur për gazetën drejtori i ALUIZNI-t Aleksandër Mellonashi. Sipas tij, për të legalizuar 300 metër katror parcelë nëse qytetari paguan me lekë në dorë duhet të paguajë 320 mijë lekë. Nëse pronarët paguajnë me lekë në dorë fitimi është 20 për qind ulje dhe nëse ky detyrim shlyhet brenda 1 viti ulja shkon në 10% citon Mellonashi. Sipas tij, interesi është i madh nga ana e qytetarëve që të legalizojnë banesat e tyre. Në rrethin e Beratit, sipas drejtorit të ALUIZNI-t, pronat janë 50% të ngritura në pronë shtetërore dhe 50% në prona private, të cilat pjesa më e madhe janë në zona informale dhe që kanë probleme me mosparjen e certifikatave të pronësisë, siç është rasti i lagjes “Uznovë”. Në zonën e quajtur “Fusha e Pyllit”, në qytetin e Beratit, njëra nga zonat informale me ndërtesa të bëra dhjetë vitet e fundit janë rreth 180 objekte që kanë bërë kërkesë për legalizim. Banorët e kësaj lagjeje shprehin shqetësimin e tyre se çmimi që duhet të paguajnë në shtet për të marrë letrat e pronësisë është me tarifa të larta. Si zgjidhje shumë banorë thonë se i kanë marrë milionat borxh për t’i paguar kesh dhe kjo vlen pasi në këtë mënyrë përfitojnë 20 për qind ulje. Edhe pse qeveria ka lidhur marrëveshje me tre banka për marrje kredish, qytetarët e quajnë risk ekonomik të kryejnë procesin e legalizimit me anë të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›