E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët e kryeqytetit filluan sot aplikimin për pajisjen me karta identiteti

Banorët e kryeqytetit, duke filluar nga ora 08.00 e ditës së sotme,  nisën proçedurat e aplikimit për pajisjen me  kartat e identitetit."Ka një mirëkuptim nga qytetarët të cilët i janë përgjigjur këtij proçesi që shënon një arritje të shoqërisë shqiptare në integrimin e tyre në familjen europiane", u shpreh sot nënkryetari i Njësisë Bashkiake nr.10 të kryeqytetit, Eduart Kelmendi, duke i kujtuar qytetarëve të jenë më tolerantë lidhur me problemet teknike që mund të dalin gjatë këtij proçesi të rëndësishëm. Ai nënvizoi faktin se "një pjesë e mirë e banorëve të kësaj bashkie, kanë qënë sot të pranishëm në zyrat e gjendjes civile, të ngritura posaçërisht për proçesin e aplikimit për kartat e identitetit". Kelmendi vuri në dukje se zyrat e gjendjes civile të kësaj njësie, së bashku me operatorët teknikë të caktuar për të realizuar këtë proçes, kanë filluar punë nga data 9 Janar për instalimin e pajisjeve për fillimin sa më normal të këtij procesi. Nënkryetari i kësaj njësie u shpreh për një normalitet në ditën e parë të këtij proçesi, i cili sipas parashikimeve, do të realizohet shumë shpejt, sipas të gjitha afateve të parashikuara në ligj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›