Projektet e finacimit për tre portet kryesore të vendit – Durrës, Vlorë dhe Shëngjin

Në Portin e Durrësit po kryen investime të konsiderueshme. Pas përfundimit të Master Planit, kompletimi i privatizimeve të shërbimeve, kthimi i tij në një LandLord port janë hapat që do të orientojnë këtë port drejt teknologjive të reja të përpunimit të kontejnereve, sillosëve të drithërave e të çimentos dhe thithjen e kapitalit të huaj e vendas. Aktualisht është nënshkruar kontrata me firmën fituese sllovene SCT më 6 Maj 2008, ndërsa në muajin qershor 2008 kanë filluar edhe punimet për ndërtimin e terminalit të pasagjerëve. Kontrata me kompaninë SCT ka një vlerë prej 15.183 milion euro dhe është pjesë e kredisë prej 40 milion eurosh. Me pjesën e mbeur të kredisë prej 40 milionë eurosh do të bëhet dhe rehabilitimi i kalatave 7 dhe 8 për të cilat po përgatiten edhe dokumentat nga kompania italiane Technital. Më poshtë vijojnë projektet me financim të BEI, BERZH, KE dhe buxhet të shtetit -Projekti i detajuar për terminalin e trageteve dhe ndërtimin me financim te BEI, BERZH, KE dhe buxhet të shtetit me vlerën 40 milion euro- - Realizimi i Master Planit të ri për zhvillimin e Portit të Durrësit me financim nga KE me vlerë 2.3 milionë euro - Projekti i financuar nga Banka Botërore me vlerë 17 milionë dollarë, OPEC 5 milion dollarë dhe 1milion dollarë nga qeveria shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe komercializimin e APD-së. - Projekti i KE (PHARE) me vlerë 4.5 milionë euro, i cili shërben për ndërtimin e kalatës së përpunimit të trageteve si dhe sheshet ndihmëse me parametra bashkëkohore. - Projekti për sistemimin e 22 ha kalata dhe ndriçimin nga Banka Evropiane e Investimeve me vlerë 17 milion euro.
Fazat për zhvillimin e portit të Vlorës
Kooperacioni Italian po financon zhvillimin e Portit të Vlorës, i konsideruar si një ndër portat më të rëndësishme të Korridorit të Tetë. Në bazë të Master Planit për zhvillimin e Portit të Vlorës, fondi që nevojitet është rreth 30 milionë euro. Sipas Drejtorit të Politikave të Transportit Detar në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Kapidani, tashmë janë siguruar 15,3 milion euro nga Kooperacioni Italian, ndërsa zhvillimi i tij do të kryhet në disa faza. Në fazën e parë të punimeve synohet rehabilitimi i infrastrukturës e superstrukturës portuale, që përfshin një kalatë për pasagjerët dhe një kalatë për ngarkesat. Faza e dytë do të kompletojë Portin me standarde konkurruese, si port i Korridorit të VIII.
Projekti i zhvillimit të Portit të Vlorës
- Ndërtimi i kalatës së përpunimit të trageteve
- Ndërtimi i kalatës së përpunimit të mallrave
- Ndërtimi i superstrukturës, shesheve dhe fasiliteteve portuale
Investimet në portin e Shëngjinit
Nëpërmjet financimeve nga buxheti i shtetit, por edhe nga të ardhurat e veta në Portin e Shëngjinit do të kryhen 21 miliardë lekë investime. Sipas kreut të Politikave të Transportit Detar në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Kapidani, në Portin e Shëngjinit, kryesisht me investime nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e vetë Portit do të kryhen punime për ndërtimin e kalatës se re, terminalin e pasagjereve, ndërtimin e skoljerave dhe për studime dhe projektime të ndryshme lidhur me zhvillimin e tij.
Investimet për zhvillimin e Portit të Shëngjinit:
-Vazhdimi i ndërtimit të skoljereve lindore në Portin e Shëngjinit, projekt me vlerë 10 000 000 lekë.
-Thellimi i basenit të Portit të Shëngjinit, projekt me vlerë 10 000 000 lekë.
-Studime dhe projektime 1 000 000 lekë.
...