Duhet të mësohemi të kërkojmë llogari dhe të kemi pretendime
E pashmangshme pyetja: Sa nga ne i kanë shtëpitë në pallate të ndërtuara këto 10 vjet? Sa nga ne kanë menduar për faktin që s'ka dalje në raste zjarri, që ka pallate me fijet e korrentit të zhveshura, me ashensorë jofunksionalë që bëjnë të vështirë zbritjen e të sëmurëve apo të moshuarve nga kati 11, etj., etj., etj.?? Apo të gjithë do vazhdojmë me: Na ruajtë zoti nga zjarri, na ruajtë Zoti nga tërmeti.
Fakti që bashkia jep leje për një ndërtesë, nuk do të thotë që njerëzit nuk duhet të kërkojnë llogari për ndërtesën. Sikur njerëzit të kishin pretendime, (për atë që paguajnë, në fund të fundit, se njeri s'po ua jep falas), dhe ata që ofrojnë të tilla shërbime, do të detyroheshin t’i përmirësonin.
Ndërgjegjësimi fillon nga njerëzit, jo nga qeveria. E kush e ka për zemër këtë ndërgjegjësim dhe daljen nga apatia, me këtë duhet të merret dhe zoti i dhëntë mend e fuqi që të merret.