E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e pallatit të rrëzuar në Gjirokastër, grevë në rrënoja

Banorët e pallatit të shembur në Gjirokastër i kanë hyrë një greve urie duke paraqitur disa kërkese, mes të cilave, rritja e dëmshpërblimit për dëmin që iu bë atyre familjeve. Kryefamiljarët e 10 familjeve të pallatit të shembur në lagjen “11 Janari” të qytetit të Gjirokastrës, janë vendosur nën rrënojat e mbetura të këtij pallati. Ata kanë deklaruar se do të përfitojnë vetëm gjysmën e shumës për shtëpitë e tyre, ndërkohë që u ishte premtuar më shumë. Kjo ka bërë që gjatë ditës së djeshme banorët të braktisin grazhdin në të cilin ishin të ngujuar prej 4 ditësh dhe të futen nën rrënoja, duke marrë me vete dhe familjet e tyre. Ndërkohë familjarët e grevistëve kanë deklaruar se do të bllokojnë rrugën nacionale, në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›