E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, zyrë diplomatike dhe në Tiranë

Misioni EULEX në Kosovë mund të ketë një zyrë përfaqësie diplomatike në Tiranë si dhe në Shkup. Një fakt të tillë e ka konfirmuar zëdhënësja e EULEX-it në Kosovë, Karin Lindal, e cila nuk përjashton mundësinë që ky mision i Bashkimit Evropian të hapë përfaqësitë e saj edhe në Shkup dhe Tiranë. “Të 27 vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për mundësinë e hapjes së zyrave të përfaqësimit të EULEX-it jo vetëm në Beograd, por edhe në vendet e tjera të rajonit, siç janë Tirana dhe Shkupi”, - deklaroi për agjencinë e lajmeve “B92”, Karin Lindal. Sipas saj, në këto zyra përfaqësimi do të vihen ekspertë, të cilët do të jenë në shërbim teknik dhe në bashkëpunim me Interpolin dhe Europolin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sferave të tjera. Megjithatë, zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindal, nuk ka përmendur ndonjë datë të mundshme se kur do të bëhet hapja e zyrave të përfaqësimit të këtij misioni në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›