E Shtunë, 31 Tetor 2026

Desing Lab 09, konkurs për idetë e studentëve për pajisjet shtëpiake

Këshilli Kombëtar Studentor, me anë të kësaj deklarate, njofton për nisjen e një prej projekteve më ambiciozë për të gjithë studentët shqiptarë. Në bashkëpunimin me kompaninë prestigjioze Elektrolux, KKS prezantoi dje për të gjithë studentët projektin Desing Lab 09.Electrolux Design Lab 2009, një konkurs global për ideim elektroshtëpiakesh në bashkëpunim me Këshillin Kombëtarë Studentor, fton studentë të cilët vazhdojnë studimet dhe të diplomuar të Universitetit  Politeknik dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të aplikojnë me idetë e tyre inovative për pajisje të reja shtëpiake deri në 31 Maj 2009.
Një projekt, që për të gjithë studentët shqiptarë sillet për herë të parë në bashkëpunimin me  Electrolux, lider ndërkombëtar në pajisjet shtëpiake. Në këtë konkurs do të paraqiten punime për pajisje të përdorimit profesional. Këtë vit Elektrolux feston 90 vjetorin me temën për Design Lab: Ideim për 90 vitet e ardhshme. Idetë krijuese duhet te adresojnë kërkesat kyçe të konsumatorëve si p.sh., të jenë të adaptueshme me kohën dhe vendin, të mësojë dhe të lejojë individualizim. Ne po kërkojmë ide dhe zgjidhje vërtet të guximshme, pohoi Henrik Otto, Zv. President i Electrolux. I mbajtur për herë të parë në vitin 2003, Electrolux Design Lab është një konkurs i përvitshëm, i cili është i hapur ndaj studentëve, të cilët ftohen të prezantojnë idetë e tyre novative për pajisje shtëpiake. Kjo është një mundësi e mirë për studentët shqiptar të kontribuojnë në ndërtimin e së ardhmes. Gjithashtu, eksperienca ndërkombëtare e marrë në këtë lloj konkursi është një eksperiencë shumë e vlefshme personale tha Qamil Dika, Kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor. Një numër i kufizuar finalistësh do të ftohen të paraqesin punët e tyre në ngjarjen finale në Londër më 24 Shtator 2009. Punimet do të paraqiten përpara një jurie ekspertësh dhe ideatorë të rangut të lartë. Kjo juri do të vlerësojë çdo finalist në bazë të intuitës në ideim, risinë dhe përshtatshmërinë ndaj klientit, dhe më pas do të zgjedhë një fitues. Design Lab 2009 ka një çmim të parë prej 5000 Euro dhe një internship 6 mujor të paguar në një nga qendrat e Electrolux. Çmimi i dytë  3,000 Euro dhe i treti 2,000 Euro.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›