Banorët kërkojnë lista të reja për shpërnguljen
30/03/2005 Godoleshi sërish në protesta
ELBASAN – Mbi 500 banorë të fshatit Godolesh, në rrethin e Elbasanit, kanë zbritur sërish përpara prefekturës, duke protestuar këtë herë për të ligjëruar kryeplakun e ri të zgjedhur nga shumica e banorëve. Edhe pse e zgjedhur pleqësia e drejtuar nga Bejaz Halili nuk ka mundur të marrë kompetencat e saj, pasi kryeplaku i vjetër Adem Muça nuk ka dorëzuar ende vulën. Banorët kanë kërkuar nga prefektura e Elbasanit të ndërhyjë për rastin në fjalë, pasi komuna Labinot-Fushë po zvarrit zgjidhjen. Lajmi për shpërnguljen e 30 familjeve të para bëri që pjesa tjetër e fshatit të fillojë protestat deri në ndarjen e drejtë të godinës së ish-repartit ushtarak. Zona e Godoleshit është përcaktuar si e pabanueshme, ndaj 1600 banorët e këtij fshati duhet të shpërngulen, por nuk ka asnjë informacion se ku do të vendosen.