E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak drejt shkrirjes

30/03/2005  Ballsh, dështon votimi buxhetit 2005

Nuk kalon për të tretën herë buxheti i bashkisë për vitin 2005, ndërsa rrezikohet shkrirja e Këshillit Bashkiak. Miratimi i këtij buxheti duhej të ishte bërë pa u mbullyr tremujori i parë i vitit, por, me sa duket, Këshilli i Bashkisë së Ballshit nuk bie dakord për këtë buxhet, dhe shpërndarja mund të vijë si pasojë e mungesës së konsensusit dhe besueshmërisë.

Kryetari i Bashkisë së Ballshit, Fitimtar Jahaj, tha për gazetën se në dy mbledhjet e para ka bërë një punë bindëse me të gjithë këshilltarët për të arritur në një pikë të përbashkët. Pasi në këtë mënyrë jo vetëm nuk po gjendet zgjidhja e duhur, por dhe rrezikohet që me këtë raund takimi ky këshill të shkojë drejt shkrirjes për pasiguri në vendimmarrje dhe mungesë bashkëpunimi. Arsyeja, sipas kryebashkiakut Jahaj, është se nuk paraqiten votat e duhura për t’u miratuar buxheti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›