Pallatet e reja groposin vlerat arkeologjike
30/03/2005 Jepet alarmi, të gjithë indiferentë
DURRËS – Indiferentizmi, që dëshmohet ndaj ruajtjes së zonave me
vlera të veçanta historike e monumentale, ka vënë në pikëpyetje çështje të arkeologjisë në qytetin e Durrësit. Arkeologët në mënyrë të pandërprerë kanë kërkuar t’i jepet fund “gjunjëzimit” shkencor, i cili është ndier i pafuqishëm përballë botës së biznesit ndërtues.
Shkatërrimet e tanishme
Ndërsa degradimi i gjeografisë monumentale është ndier që në mesin e shekullit të kaluar, pas viteve 2000 në Durrës ka shpërthyer bumi i ndërtimeve, që ka vënë në alarm historianët dhe arkeologët. Këta të fundit janë të bindur se nëntoka e Durrësit ruan thesare arkeologjikë dhe se ajo duhet klasifikuar si nëntokë që duhet marrë nën mbrojtjen e hulumtuesve të realitetit antik.
Sipas arkeologëve, të gjitha zbulimet e bëra në vitet e fundit janë produkt i gërmimeve nga ndërtuesit e pallateve të larta, të cilët janë detyruar të gërmojnë në thellësi. Madje, në një pjesë të zbulimeve punimet janë ndërprerë, ndërkohë që në të tjera arkeologët kanë kërkuar që ndërtuesit të lënë të zbuluar dhe detyrimisht të vizitueshme kulturën arkeologjike të strehuar në shekuj nën rrënoja.
Në Durrës është shtuar së tepërmi rrisku i fundosjes përfundimisht të shumë vlerave të pazbuluara, ndërkohë që janë përcaktuar 176 qendra të rëndësishme.
Për nëntokën arkeologjike të Durrësit antik ka pasur interesim të veçantë edhe nga arkeologë e historianë të huaj, të cilët kanë ndërmarrë dhjetëra ekspedita kërkimore e shkencore së bashku me ata shqiptarë. Në konkluzionet e përbashkëta, ata janë shprehur se detyrimisht zonat me interes historik dhe monumental duhen marrë nën mbrojtjen e shtetit dhe për këtë Instituti i Monumenteve duhet të orientojë me detyrimet që rrjedhin për miradministrimin e zonave.
Shkatërrimet e hershme
Arekeologët tashmë kanë arritur në konkluzionin përfundimtar se tërmeti i vitit 346 transformoi plotësisht pamjen e qytetit antik të Durrësit, duke e mbuluar kulturën antike nga prurjet dhe rrënimet. I shoqëruar me dallgë të larta deri në brendësinë e qytetit, tërmeti fundosi qytetërimin e asaj kohe dhe së bashku me të edhe kulturën. Arkeologë të huaj të shekullit të kaluar në shkrimet e tyre për zbulimet e bëra në Durrës kanë thënë se e vetmja mundësi për të ruajtur pasurinë arkeologjike të pazbuluar të qytetit antik ishte shtrirja e ndërtimeve në qytetin e Durrësit, poshtë urës së Dajlanit. Por, ndryshe nga këto pohime, ndërtesat dhe objektet social-kulturore një nga një u ngritën pikërisht në vendin, ku gjatë gërmimeve, kishin dalë në dritë një pjesë e monumenteve të periudhës romake dhe shumë të tjera edhe në ditët e sotme.
Burime zyrtare nga Departamenti i Arkeologjisë, kanë bërë të ditur se pas hapjes së disa varreve mesjetare gërmimet nxorën në dritë një bllok (insul) ndërtimesh të periudhës romake.
Pas thellësisë 3.70 metra shtresëzimet kulturore "përzihen" me elementë helenistikë që nisin në shek.4 para Krishtit, që është një risi në zbulimin e qytetit të Durrësit. Edhe zbulimi i fundit në afrësi të godinës së drejtësisë së qytetit bregdetar, në pjesën e poshtme të rrugës kryesore, mendohet se gjason të jetë objekt që është mbuluar nga tërmeti i fortë i vitit 346, por që ende arkeologët nuk kanë dhënë ndonjë deklarim përfundimtar. Gjatë viteve të fundit në Durrës janë kryer disa zbulime dhe ndër to edhe 13 qendra të reja arkeologjike, por të cilësuara tepër të rëndësishme janë Perëndesha e tokës dhe pjellorisë, Gea, mozaiku
antik me motive floreale, kulla në formë shpori, termat familjare, kanalizimet mesjetare, muret romake etj. Të gjitha këto vlera janë zbuluar pikërisht në qendrën e qytetit dhe përreth tij në çastet e gërmimeve për ndërtime urbane.
Por zbulimet kanë shekuj që pasojnë njëri–tjetrin dhe ato janë bërë objekt i arkeologëve veçanërisht nga fillimi i shekullit të kaluar e në vijim. Ndërsa në fillimet e shek.20 ka qenë lehtësisht e mundshme puna kërkimore dhe shkencore, gjërat janë
vështirësuar me kalimin e dhjetëvjeçarëve për shkak të urbanizimit të zonës.
Arkeologët studiojnë zbulimet e fundit
Një mur romak, 500 m larg qendrës
DURRËS - Specialistë të fushës së arkeologjisë, por edhe historianë e restauratorë, janë përqëndruar prej disa ditësh në qytetin e Durrësit vetëm dy ditë pas zbulimit të fundit të një muri romak në themelet e një ndërtesë në ngritje e sipër 500 m larg qendrës së qytetit. Ekipi ka nisur të gjurmojë me kujdes shtrirjen e murit, që zgjaton në krahun lindor të qytetit dhe nga hulumtimet e para rezulton se zona në fjalë përbën interes historik.
Zbulimi i radhës ka të ngjarë që të jap më shumë të dhëna për rindërtimin historik të qytetit antik, ndërsa arkeologët i janë rikthyer edhe një herë detyrimit për mbështetjen me ligj të nëntokës së Durrësit, që është bërë objekt i ndërtimeve urbane duke fundosur vlerat arkeologjike.
Megjithëse për shumë syresh zbulimi është cilësuar i papritur, drejtori i Muzeut Arkeologjik, Afrim Hoti, ka thënë se e tërë zona, ku aktualisht shtrihet Durrësi tradicional, ka në nëntokë një qytetërim të hershëm dhe për pasojë edhe kulturën e atij qytetërimi të shprehur kryesisht në veprat arkeologjike.