E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohen 20 lopë dhe 74 bagëti

30/03/2005  Bruceloza, 5 vatra në Elbasan nisin vaksinimet

ELBASAN - Sëmundja e brucelozës ka marrë vëmendjen e shërbimit veterinar pas vatrave të shfaqura në rrethin e Elbasanit. Kohët e fundit janë eliminuar 20 lopë dhe 74 kokë bagëti të imta, duke u groposur për të evituar përhapjen e sëmundjes. Vatrat shqetësuese të konstatuara nga shërbimi veterinar janë përcaktuar Dumreja, Gostima dhe Mollasi, të rrethit të Elbasanit, ku edhe janë eliminuar bagëtitë e para.

Ndërkohë, mësohet se kanë nisur vaksinimet për sëmundjen e brucelozës dhe plasjes, e cila është hasur në një numër të konsiderueshëm bagëtish. Nuk ka të evidentuara raste në njerëz për këto dy sëmundje të rrezikshme, shprehen specilistët, por janë marrë masa që kjo gjë të mos ndodhë, duke kontrolluar të gjitha zonat, ku mund të gjejnë shtrirje ato.

Kryeveterineri i rrethit, Sotir Panxhi, sqaron se situata është nën kontroll dhe nuk duhet të kthehet në alarmë për fermerët. Kemi marrë të gjitha masat për të përballuar vaksinimin e kafshëve, duke eliminuar mundësitë e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, përfundon Panxhi, duke deklaruar se shumë shpejt fushata e vaksinimit do të shtrihet në rrethin e Gramshit dhe të Peqinit, ku janë hasur edhe vatra të tjera bruceloze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›