Thethi, perla e Alpeve shqiptare
30/03/2005 Udhëtim në zonën më të largët turistike
SHKODËR - Bri Alpeve shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohimë, Shenik, Papluk, me lartësi mbi 2500 m, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Malet madhështore, pyjet e ahut, livadhet, burimet e ftohta si dhe potencialet e veçanta që ka Thethi, si zonë malore turistike dhe klimaterike të vlerësuara për bukuritë natyrore, ofrojnë mundësi të mëdha për ushtrimin e turizmit në të gjitha stinët e vitit. Befasia dhe bukuria, që të ofron kjo zonë, fillon që me praninë e pyjeve të dendura, ku përveç atyre të ahut që mbizotërojnë në këtë zonë, nuk mungojnë edhe pyjet e tjera të larmishme me Pishën e zezë, Panjën, Frashërin, Villin, Bungun, Shkozën, Dellinë, Thanën, Arrën e Lajthinë, pa përjashtuar këtu edhe bimësinë e ulët që ia shton edhe më shumë bukurinë kësaj zone mbresëlënëse. Një nga pikat piktoreske në këtë mrekulli natyrore është padyshim edhe vorri i Riecit, një pikë nga e cila vihesh përballë Okolit, Qafës së Pejës dhe ku majtas ngrihet madhështore kalaja natyrore dhe Shtegu i Dhenve.
Kurora mes maleve
Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, duke filluar nga Qafa e Thanës, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, Qafa e Jezercës, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, spedologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, te të cilët kjo zonë la mbresa të pashlyeshme. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë.
Thethi, park zoologjik natyror
Quhet i tillë nga banorët dhe nga vizitorët, pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra si; ariu, dhia e egër, derri i gër, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa anashkaluar rreqebullin, zardafin e iriqin. Po përveç shumëllojshmërisë së kafshëve të egra, pylli i Thethit është mjaft i pasur edhe me shpendë të ndryshëm si shqiponja, skifteri, thëllëza, pëllumbi, gjeli e pula e egër e shumë shpendë të tjerë që folenizojnë atje. Nuk duhen lënë pa u përmendur edhe pasuritë e lumit të Shalës, që buron në Okol dhe të lumit të Kapresë, që shquhen për peshkun karakteristik: troftën pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt të Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shumë lloje të tjera.
Histori
Thethi nga lashtësia e deri sot
Historia si e Thethit ashtu edhe e Shalës ishte e inkuadruar me atë të fisit të Labeatëve. Në shekullin e VIII-të, këtë zonë e përfshinte Pulti, i cili ndahej në Pultin e sipërm dhe atë të poshtëm. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha. Në shekullin e XVI –të, turqit e izoluan këtë zonë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qendër në Pejë. Që nga ajo kohë kjo zonë e ka marrë emrin Dukagjin, duke e ruajtur deri në ditët e sotme edhe për tri zonat së bashku: Shalë, Shosh dhe Pult. Më pas në fillim të shekullit të XIX-të, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkojë këtë zonë me Bushatlinjtë e Shkodrës. Coronelli është i pari që e përmend Thethin në hartën e vitit 1688, ndërsa në vitin 1916-1917 shkon në fshatin theth at Shtjefën Gjecovi, i cili shkruan për të dhe e bën të njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollë të ndërtuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe më pas më 1936 hapet rruga e makinës që shoqërohet një vit më vonë me hapjen e një agjencie turistike. Më pas me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim do të hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore përreth 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë e llogaritur kjo mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar”. Pas ndryshimeve të ‘90–tës, hoteli funksionon vetëm pjesërisht me një kapacitet prej 30 shtretërish dhe është privatizuar. Deri në vitin 1997, hoteli, që sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e përcjellë shumë pushues vendas e të huaj, por me trazirat që përfshinë gjithë vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit të zonës turistike të Thethit.
Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën e turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit. Parku i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, që përfshin territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Turizëm
Resurset natyrore
Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndrë Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit. Ndërsa për banorët e kësaj zone, Dr.Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurtë”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjërë. Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeoagrafëve etj., janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë, Ujëvara e Thethit me 25 m lartësi, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 m kub ujë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj, që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.