E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 30-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri, në hyrjen e pallatit

DURRËS-Një 30-vjecar ka mbetur i vrarë me armë armë zjarri rreth orës 10:30 në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Numër 18 në periferi të Durrësit, në praninë e shumë dëshmitarëve, midis një blloku pallatesh banimi.

Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se viktima Refik Lila është qëlluar me armë zjarri, në hyrje të një pallati, ai ka lëvizur për disa metra më këmbë pasi ishte qëlluar, dhe ka mbetur i vdekur.

Kalimtarët kanë lajmëruar policinë e rendit, dhe urgjencën e spitalit, por Lila ka mbërritur i pajetë në spital.

Inspektorët e krimeve të rënda në vendngjarje kanë nisur mbledhjen e provave dhe të dëshmive, me qëllim identifikimin e autorëve.

Paraprakisht dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka shtënë nga 30-vjecarit, ndërsa i ndihmuar edhe nga një person i dytë është larguar nga vendngjarja. Nga policia mësohet se viktima është nga qyteti i Durrësit, dhe po punohet për të zbardhur të kaluarën e tij, në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur. 

(e.m.BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›