E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni PS-LSI, jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit

ELBASAN- Jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi. Vendimi erdhi pas kërkesës së këshilltarëve të majtë për rikonfigurimin e Këshillit Bashkiak, pas aleancës PS-LSI. Kreu i këshilltarëve të majtë ka vlerësuar gjestin e dorëheqjes, duke e cilësur akt “dinjitoz”. 

Këshilltarët e majtë pas dorëheqjes propozuan emërimin e mjekes Desantila Tahiraj, në krye të këshillit bashkiak të Elbasanit, ndërkohë të djathtët refuzuan të jepnin një kandidaturë.

Dalja në maxhorancë e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, pas bashkimit te LSI me PS-në ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit, të cilët kërkuan shkarkimit e kreut aktual përfaqësues i PD-së dhe emërimin e një tjetër drejtuesi të propozuar nga e majta. 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj tha se ky propozim nuk duhej bërë. Ndërkohë kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini siguroi se bashkëpunimi mes palëve do vazhdojë në të mirë të qytetarëve. 

Kreu i PD-së Luçiano Boçi ka reaguar ashpër duke deklaruar se gjithçka që po ndodh është një farsë dhe turp për Këshillin që nuk i shërben bashkëjetesës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ben Blushit, koordinatori i PS për zgjedhjet e 23 qershorit , i cili tha se kjo është demokraci e vërtetë dhe askush nuk duhet ti trembet votë. E majta ka shtuar Blushi është mazhorancë në të gjithë vendin.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›