Banorët me pompa uji, “kujdesen” për pasuritë nëntokësore
12/06/2005 Mbulohen me ujë e plehra zbulimet arkeologjike
DURRES - Pas ndërprerjes së punimeve për shkak të zbulimit të vlerave arkeologjike në Durrës, sipërfaqe të gërmuara janë shndërruar në vend i grumbullimit të plehrave dhe ujit. Në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit ,një gropë e madhe e rrethuar në një pjesë të saj, është shndërruar në problemin më madhor për banorët e lagjes. E gjendur në qendër të qytetit të Durrësit dhe ngjitur me banesat familjare, gropa me një sipërfaqe të madhe është mbuluar me ujë të ndotur, ku krahas ujërave të zeza të pallateve janë derdhur edhe mbeturina urbane. Për të shpëtuar investimin e tyre, pronarët kanë vendosur një pompë, e cila herë pas here nxjerr nga gropa ujin, duke e lëshuar atë në dy anët e trotuareve si dhe në rrugën kryesore. Nga ana tjetër, banorët janë shprehur se me fillimin e verës, ata janë të detyruar të mbajnë të mbyllur dritaret, pasi ndotja e mjedisit është shumë e madhe. Investimi në fjalë, i cili nuk është i vetëm investim i ndërprerë për shkak të daljes së shtresimeve arkeologjike, është kthyer në vatër infeksioni, ndërkohë që disa ndërtimore të tjerë kanë gjetur një rrugë tjetër. Kështu, duke shfrytëzuar edhe klimën elektorale vërehet përpjekja për të mbuluar zbulimet. Lënia e Durrësit jashtë hartës dhe statusit të Parkut Arkeologjik ka shkaktuar probleme të dukshme në ruajtjen e pasurisë nëntokësore arkeologjike të këtij qyteti. Kjo ka ndikuar në krijimin e hapësirave për ndërtuesit e pallateve shumëkatëshe, të cilët kanë mundur të marrin hapësira pikërisht në zonën e cilësuar edhe si vatra ku pushon kultura e hershme ilire.