E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapet thesi, 100 milionë lekë për arsimin e shëndetësinë

12/06/2005  Fushata elektorale me fondet publike

DURRES - Janë planifikuar rreth 100 milionë lekë për Qarkun e Durrësit për sektorin e arsimit dhe atij të shëndetësisë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e këtij fondi do të përdoret për projekte të tjera në infrastrukturë. Pas kalimit pranë qarkut të fondeve të këtyre dy sektorëve, specialistë të këtij institucioni nisur nga kërkesat e parashtruara nga drejtuesit e arsimit dhe shëndetësisë kanë planifikuar të zbatojnë gjatë këtij viti 33 projekte për investim, ku pjesën më të madhe do e mbulojë sektori i arsimit.

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Durrësit, Genci Alizoti, i përfshirë në fushatë elektorale, në deklarimet e tij për publikimin e shifrave është shprehur se nga 33 projekte janë tenderuar 18 dhe aktualisht në proces të plotësimit të dokumentacionit gjendet pjesa tjetër e projekteve. Sipas Alizotit, menaxhimi i fondeve ka qenë i hapur dhe se zbatimi i projekteve po ndiqet edhe nga eskspertë të qarkut.

Në një deklarim të lëshuar për median, kryetari i Qarkut ka thënë se “procedurat e tenderimit kanë qenë të rregullta dhe gjithçka transparente”.

Në sektorin e arsimit janë në proces rikonstruksioni 5 shkolla me një vlerë 20.251.585 lekë nga 39.8 milionë lekë që i janë kushtuar rikonstruksionit të shkollave në tërësi për vitin 2005. Në raportin e investimeve për këtë vit përqindja më e madhe e fondeve janë përqëndruar në Durrës, në komunat e thella, ndërsa vitin tjetër ky raport do të jetë më i ndjeshëm në favor të infrastrukturës arsimore në Krujë. Po ashtu, edhe në sektorin e shëndetësisë ka pasur më shumë fonde se vitin e kaluar. Konkterisht Alizoti ka deklaruar se shëndetësisë dhe infrastrukturës së saj këtë vit do i kushtohen 25 milionë lekë dhe pas përfundimit të tenderimit për 19 projekte, janë në proces edhe 9 të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›