E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët në protestë për ndotjen e ajrit

Dhjetëra banorë të periferisë së Fushë-Krujës kanë protestuar paraditen e djeshme ndaj veprimtarisë së Fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë. Protesta është përqendruar te pasojat që shkakton ndotja që po shkakton kjo fabrikë në mjedis dhe shëndetin e banorëve të zonës përreth saj. Ajo ka nisur rreth orës 9.00 të ditës së djeshme dhe në të kanë marrë pjesë rreth 70 banorë të zonës. Protesta është zhvilluar pa incidente dhe ka qenë nën vëzhgimin e forcave të rendit, të policisë lokale. Megjithëse protestat e herëpashershme të banorëve dhe ambientalistëve për pasojat negative në mjedis të këtyre fabrikave, situata konsiderohet prej tyre e njëjtë, pa zhvillim, pavarësisht premtimeve të bëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›