Hasanaj: Kam qenë i dehur kur vrava policët
Ekzekutori i dy punonjësve të policisë së Kukësit, Afrim Hasanaj, është marrë dje në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Prokurori Ardian Nezha ka zhvilluar me të akuzuarin një seancë pyetjesh në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur në fshatin Shënmri në Kukës. Por, siç mësohet nga burimet pranë prokurorisë, Hasanaj nuk mban mend asnjë detaj nga ekzekutimi i dy punonjësve të policisë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. "Nuk mbaj mend asnjë gjë. Kam qenë i dehur" mësohet se ka deklaruar ai, duke shtuar se në momentin që është akuzuar nga prokuroria ka marrë vesh se çfarë akti kishte kryer. Sipas burimeve, Hasanaj është justifikuar se në momentin që kishte qëlluar ndaj dy punonjësve të policisë ka qenë i dehur dhe në kushte të rënda depresive. Megjithatë, prokuroria thotë se Hasanaj ka pranuar se ka pasur konflikt me dy punonjësit e policisë për shkak të një përplasjeje një javë para ngjarjes. Mësohet se 32-vjeçari ka pranuar se në datën 17 mars kishte pirë në një lokal dhe kishte thyer xhamin me karrige. Ka dalë që aty, dhe është ndaluar nga dy policët, të cilët i kanë kërkuar dokumentet. Hasanaj është larguar me automjetin e tij. "Janë shoqëruar dy shokët e tij në komisariat që më pas janë lënë të lirë. Njëri prej shokëve, kur është liruar i ka treguar 32-vjeçarit se të kanë bërë kallëzim penal për ‘kundërshtim të forcave të policisë me dhunë", thanë burimet nga akuza. Ndërkohë, prokuroria ka urdhëruar kontrollin e banesës, pasi kishte qëlluar një makinë që ndodhej e parkuar anës rrugës së fshatit Shënmri.
Hetuesit saktësojnë se ditën e sotme Afrim Hasanaj do të përballet para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të përballet me akuzën e "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta" më shumë se një herë dhe "armëmbajtjes pa leje". Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaruan se në kohë rekord do të përfundojnë dosjen dhe do ta dërgojnë në gjykatë, ku nuk përjashtohet as gjykimi i pandërprerë.