Rrëshqitje dheu edhe në Gramsh, rrezikohen dy fshatra
Dy fshatra në rrethin e Gramshit rrezikojnë të zhvendosen për shkak të rrëshqitjes së tokës. Ditët e fundit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në fshatrat Kalaj të Komunës Kukër dhe Holtë të Komunës Poroçan, janë konstatuar shembje të mëdha dherash dhe gurësh. "Sapo kemi marrë informacionin, mblodhëm shtabin e emergjencës, shkuam në vendin e ngjarjes, ku konstatuam se aktualisht në këto dy fshatra rrëshqitjet e dherave, ndonëse për momentin nuk përbëjnë asnjë rrezik për banorët, situata mund të degradojë, nëse reshjet e shiut do të shtohen. Ne kemi vënë në dijeni edhe Prefekturën e Qarkut të Elbasanit, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile për këtë rast", ka pohuar nënprefekti i Gramshit, Gazmor Guri. Më tej ai ka shtuar se është bërë studimi dhe ka rezultuar se ky fenomen shkaktohet nga prania e ujërave nëntokësore, të cilat provokojnë rrëshqitje dherash. "Edhe para disa vjetësh në fshatin Kalaj të Komunës Kukër, ka ndodhur i njëjti fenomen, si pasojë e ujërave nëntokësore,por gjithsesi ne kemi marrë të gjitha masat që banorët të mos rrezikohen nga rrëshqitjet e dherave", ka shtuar Guri. Vetëm në fshatin Holtë jetojnë rreth 400 banorë, ndërsa në Kalaj rreth 200. Fatmirësisht deri më tani rrëshqitja e dherave nuk ka shkaktuar dëme në njerëz dhe as në banesat e tyre, por janë zhvendosur disa metra sipërfaqe të konsiderueshme toke. Ndërkohë mësohet se shtabi i emergjencës së prefekturës ka ngritur një grup pune që po punon për verifikimin e plotë të dëmeve që mund të shkaktohen nga rrëshqitja e dherave në këto dy fshatra.
Ndërkohë, në Trebinjë të Pogradecit, ku rrezikojnë të shemben 6 banesa, pas masave të marra nga shtabi i emergjencës civile për evakuimin e banorëve, mësohet se këshilli i komunës ka vendosur të akordojë një fond prej 40 mijë lekësh për familjet e prekura nga dëmtimet. Sipas kryetarit të komunës, Gjergji Buzo, ky vendim është marrë në një takim që është bërë në nivel komune për familjet në nevojë. Nga ana tjetër, konfirmohet fakti se nga shkrirja e mëtejshme e dëborës mund të ketë një avancim të rrëshqitjeve në zonën e prekur, duke rrezikuar edhe banesat e tjera. Ndërkohë për dy familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar plotësisht, pas zgjidhjes së strehimit është akorduar një fond i veçantë për të kryer riparime në banesa. Megjithatë, specialistët kanë kërkuar që për momentin në këtë zonë të mos ndërhyhet.