Baptista mungon edhe për një muaj

Malaga ka njoftuar se lëndimi i vazhdueshëm në shputën e djathtë do ta mbajë sulmuesin Julio Baptista jashtë fushës edhe për një tjetër muaj.
30-vjeçari Baptista nuk ka luajtur nga 1 korriku kur realizoi golin e tij të vetëm këtë sezon për fitoren e Malagës ndaj Getafes 3-2. Klubi spanjoll ka bërë të ditur se braziliani nuk ka nevojë të operohet.
Malaga ka fituar vetëm prej pesë ndeshjeve në mungesë të Baptistës. Malaga viziton Racing Santanderin të hënën.