Messi, Rooney e Ibrahimoviç, për golin më të bukur

Çmimi për golin më të bukur të vitit e që mban emrin e futbollistit legjendar hungarez, Ferenc Puskas dhe ndahet nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka bërë të ditur dhjetë kandidatët e tij.
Në mesin e tyre janë yjet Lionel Messi, Wayne Rooney dhe Zlatan Ibrahimoviç. Në konkurrencë janë edhe shënimet e brazilianit Neymar, meksikanëve Giovanni Dos Santos dhe Julio Gomez, serbit Dejan Stankovic, belgut Benjamin De Celauer, argjentinasit Lisandro Lopez dhe futbollistes amerikane, Heather O’Reilly.
Çmimi për golin më të bukur quhet ‘Ferenc Puskas’ sipas futbollistit legjendar hungarez, i cili luajti për Real Madridin. Fituesi i parë i tij ishte portugezi Cristiano Ronaldo (2009), ndërsa vitin e kaluar shënimi më i bukur u zgjodh ai i turkut Hamit Altintop.
Tifozët mund të votojnë për golin e tyre të preferuar në uebfaqen zyrtare të FIFA-s dhe fituesi do të shpallet në gala mbrëmjen e Topit të Artë më 9 janar.