Kushner, thirrje Kosovës dhe Serbisë: “Merrni pjesë në Samitin e Sarajevës”
Ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner u shpreh se shpreson se Kosova dhe Serbia do të marrin pjesë në samitin e Sarajevës, i planifikuar për muajin qershor. “Le të shpresojmë se secili nga shtetet do të marrë përsipër përgjegjësitë që u takojnë, do të vijnë në Sarajevë për të biseduar me njëri-tjetrin”, tha Kushner dhe duke përmendur pjesëmarrjen eventuale të Kosovës dhe Serbisë në këtë samit, theksoi se ky “është proces dhe nuk mund të ndalet dhe do të duhet një gjeneratë për normalizim”. Sipas tij, “Serbia duhet të udhëheqë politika europiane drejt Kosovës, nëse synon të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Europian”. Në intervistën për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit, ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner, tha se në “Beograd dhe në Prishtinë, duhet të jetë e qartë për secilin se ata duhet të bisedojnë dhe bashkëpunojnë dhe pastaj ne do të shohim se a mund ta shpejtojmë integrimin europian, të cilin dëshiroj ta shoh se po ndodh”.
“Unë nuk po kërkoj nga Serbia, që ta njohë Kosovën, por thjesht të fillojë komunikimin me Kosovën”, tha Kushner dhe shtoi se “ka çështje të rëndësisë së madhe jetësore, siç janë energjia elektrike, transporti dhe udhëtimi, e jo vetëm statusi”.
Duke komentuar zhvillimet lidhur me ndaljen e telefonisë celulare të kompanive të Serbisë në Kosovë, ministri i jashtëm francez tha se celularët po punojnë. Askujt nuk i ndalohet të flasë, vetëm duhet të zgjedhin rrjetin”.
28 Prill 2010