E Diel, 1 Nëntor 2026

Barack Obama fiton çmimin Nobel të Paqes. Për çfarë?Nga Iain Martin, “Wall Street Journal”Kjo është krejt e çuditshme. Presidenti Obama ka fituar çmimin Nobel të Paqes. Nuk dihet për se. Për arritjen e paqes me Hillary Clinton? Për heqjen dorë nga mb

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Barack Obama fiton çmimin Nobel të Paqes. Për çfarë?Nga Iain Martin, “Wall Street Journal”

Kjo është krejt e çuditshme. Presidenti Obama ka fituar çmimin Nobel të Paqes. Nuk dihet për se. Për arritjen e paqes me Hillary Clinton? Për heqjen dorë nga mbrojtja raketore dhe lumturimin e iranianëve? Për dërgimin e një vale trupash dhe armësh në Afganistan?

Natyrisht, tradicionalisht procedura standarde ka qenë që fituesit e Nobelit të Paqes zhvillonin aktivitetin e tyre fillimisht dhe, pasi arrinin diçka, u jepej çmimi. Një novacion si ky i sivjetshmi e flak tutje zakonin e vjetër të shpërblimit pas arritjeve.

Çfarë postmodernizmi: tani një lider mund të fitojë çmimin Nobel të Paqes, vetëm se thotë se ai shpreson të sjellë paqe diku në të ardhmen! Faktikisht nuk është e nevojshme ta bëjë këtë, mjafton pasja e aspiratave. E mrekullueshme!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›