Barack Obama, një president luftëtar
Nga Giovanni Sartori (Corriere della Sera)Në daljen e parë para dhomave të unifikuara presidentit Obama ka lënë politikën e jashtme pak në hije por ka theksuar, mbi Afganistanin, projektin që ne dimë: trupa të reja ushtarake sot por në fillim të mesit të 2011 një tërheqje të mundshme. Kuptohet që kjo është pak një logjikë e shtrembër (sepse nëse deklaron një tërheqje humb më shumë në terren) që është e kalkuluar pasi është e imponuar nga jo-popullariteti i luftës, të çdo lufte. Luftë si e tillë është një horror. Perëndimi (përpos disa vendeve sllave) e ka kuptuar shumë mirë këtë dhe është e vendosur për të këtë zgjedhje paqësore. Por nuk është gjithmonë e paevitueshme. Dhe të gjithë duhet të kuptojmë se lufta kur mbetet e paevitueshme do të jetë e ndryshme nga të gjitha luftërat që janë bërë qysh nga zanafilla.Luftërat e vjetra luftoheshin nga ushtri që ishin të identifikuara me pushtimet territoriale dhe me grabitje pasurie. Ka vetëm pak shekuj që “trofeu” ka ardhur duke rënë, dhe është pas dy luftërave Botërore që pushtimi territorial ka humbur kuptimin.Pas kësaj paranteze, kush është kuptimi, sot, të ndryshimit midis luftës së drejtë dhe luftës së padrejtë? Më vjen keq për “ të verbrit-pacifistë” që janë verbuar nga obsesioni i tyre – por një vend që mbrohet nga sulmi i një vendi tjetër lufton një luftë të drejtë. Për shembull a është një luftë që ka si qëllim të shfronësojë një tiran dhe të vendosi një demokraci është një luftë e drejtë? Kjo është ideologjia misionare e SHBA-ve që është cilësuar nga Presidenti Bush i ri, për të justifikuar “çlirimin” e Irakut. Por sot është një doktrinë që nuk mund ta bëjmë më; pa kalkuluar se në shumë raste është e paracaktuar të dështoi. Në rastin e Irakut suksesi ka qenë shfronësimi i Tiranit gjakatar dhe i rrezikshëm për të gjithë rajonin; por “suksesi demokratik” i saj lufte është akoma edhe sot nëdyshim.Po në Afganistan? Edhe atje lufta është e drejtë për të imponuar demokracinë? Këtë duhet ta heqim nga mendja. Atje bëhet fjalë për të një luftë të nevojshme, që ishte e bërë e atillë për të shpëtuar të gjithë Perëndimin. Për dekada kemi patur frikë bombat atomike. Por rreziku i armëve atomike ishte i mundur të përballohej.Dhe padyshim sot rreziku numër një janë armët kimike dhe bakteriologjike “ që janë gati si doracakë”. Këtu lajmi i keq është se një gjysmë kile toksinë-botulinikë mund të vrasë 1 miliard persona. Dhe Afganistani i pushtuar (i ri pushtuar) nga talebanët, që janë në shërbim të Al Kaedës, janë problemi më i madh. Pra të ikim me vrap nuk është një zgjidhje. Por është e vërtetë se edhe lufta siç luftohet sot në Afganistan, lufta e një kontrolli të gjerë të territorit kundër një armiku të padukshëm, nuk mund të fitohet.Problemi është i ri dhe kërkon zgjidhje të reja. Alternativa është, të cilën unë e propozoj, është të largohemi nga territori dhe të krijojmë një zonë ushtarake, një fortesë (pa popullatë civile brenda saj) që të jetë në gjendje të kontrollojë dhe të shkatërrojë nga lart, me avionë “dronë” ushtarakë amerikanë, çdo instalim të dyshimtë të prodhimit të armëve kimike dhe bakteriologjike. Kjo “fortesë” duhet të jetë e vendosur në kufi me Pakistanin. Pika e rëndësishme, në përgjithësi, është që teknologjia për të na mbrojtur nga teknologjia e re e terrorizmit ekziston. Gjeneralët, thuhet, që janë të përgatitur të luftojnë një luftë të së kaluarës. Në nevojiten gjeneralë që të përgatiten të luftojnë luftërate nevojshme të së pritshmes....