E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duçja ka gjithmonë të drejtë!

DUX ha sempre ragione!Ky titull, që e ka okielon në origjinal, duket se u shkrua gjatë Luftës nga njëri prej  fanatikëve të Musolinit. Por diktatori italian nuk kundërveproi. Atëherë filluan edhe propagandistët e tjerë të tij t’i binin këtij fyelli. Porse Duçja, që duket se ishte më pak mujshar se EdRama, e kuptoi menhjëherë absurditetin e këtij slogani. Dhe e ndaloi këtë refren që mori trajtë ironizuese. Erdhi puna që edhe në mure me qerpiç të Shqipërisë u shkrua, në formë talljeje, si një trakt antifashist, kjo shprehje zbavitëse!Në këtë shkrim, veçanërisht në pikën II të tij,  do të shohim se edhe për aktin e padenjë të Edvinit ndaj bashkëshortes dhe familjarëve të tij, të eksploruara nga M. Baze, ia kish fajin Berisha, i cili iu kundërvu me faktet e investiguara nga Mero,vetëm pasi e gjithë makina propaganduese poshtëruese, me mësymjë të pandërprera kundër familjes së kreut të ekzekutivit, e kishte mbushur kupën. Citimet me sulme daj kryeministrit janë nxjerrë nga “Korrieri” i datës 27.01.2010.  I. “Turp kombëtar” “(Fabrikimi i dosjeve të veprimtarisë ndërtuese bashkiake) nuk mund ta frikësojë as opozitën e as popullin opozitar dhe se për këto shpifje do të përballet në gjykatat shqiptare e ato ndërkombëtare. Opozita nuk ka dhënë ultimatum, por afat për reflektim! Kohën për reflektim e ktheu në kohë për tërbim*). Doli sot me një palodosje për të mbështetur, mbi gjoja fakte, gjithë alibinë e turpshme të ngritur nga frika e së vërtetës, sipas të cilës, përballë tij nuk është opozita e vendit, po një aleancë punisto-mafioze. Për mua tregoi monstruozitete të fabrikuara nga ai vetë dhe të mbajtura dhjetë vjet me radhë në dollapin e armëve të luftës së tij të përdalë politike. E bëri, sepse pa 100 mijë vetë që i kërkojnë dhe do t’i kërkojnë deri në fund jo pushtetin e tij mizerabël, por të drejtën e tyre të panegociueshme. E bëri kur e kuptoi se me të vërtetë nuk ka asnjë shans të joshë e blejë me paratë e ndyra të korrupsionit deputetët që i duhen, për të thënë se parlamenti ekziston dhe s’është vetëm një komitet qendror banal i partisë në pushtet”. Ky palo burrë i kthyer në çafkë që troket  kundër gjithkujt nuk ka pasur kurrë kurajën të provojë shpifjet e akuzat e tij në gjykatë, kur e kanë çuar të tjerë përpara meje”. Berisha e ka kthyer në një komedi luftën kundër korrupsionit, duke mos lënë gjë pa thënë për kundërshtarët e tij. I ka pasë shërbyer me devotshmëri për 25 vite me radhë diktaturës së Enver Hoxhës. (Flet për një familje mjekësh që u persekutuan, por pa e cilësuar se cila familje është) (....) Ky njeri, ky turp kombëtar i ka shërbyer diktaturës 25 vjet si një qen gjahu, duke bërë pikërisht këtë që bën sot, duke shpifur, ky palo burrë që e ka kthyer në qenef debatin politik në Shqipëri, është një i pashpresë, një i vjedhacak i mjerë votash që është kapur mat te kutitë që mban peng, një gërmadhë morale që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën, asnjë kurajë e ndershmëri karshi të vërtetës, asnjë lloj mundësie për t’i ikur së vërtetës”. Koment: Edhe si hartim është për notë pakaluese. Retorika me përgjithësime sharjesh ka një ngarkesë monotone të pagëlltitshme, në vend të ndonjë argumenti bindës. Dyfjalëshi “turp kombëtar” është një nonsens. Mbiemri “kombëtar” nuk shoqërohet dot me fjalë nënçmuese. Togfjalëshi “vepër kombëtare” nuk e nënkupton veprën në pamje pezhorative. Ka dashur të thotë “turp që i bëhet kombit”. Breshëritë e sharjeve të përgjithësuara kërkojnë të zëvendësojnë faktet: “Palo burrë i kthyer në çafkë”, “ka kthyer në qenef debatin politik”, “gërmadhë morale”, “vjedhacak” si edhe kusuri , të cilin e kemi dhënë në kursiv, nuk janë kualifikuese dhe mund të shkruhen për këdo, të cilit dëshiron t’i kundërvihesh. Asnjë politikan me prestigj nuk përdor zhargone të tilla për të qenë i besueshëm se ka thënë diçka që mund të merret seriozisht. E keqja është se këtë stil e kanë përvetësuar edhe disa nga propagandistët që imitojnë EdRamën, disa prej të cilëve bashkiakë, madje edhe”shtojzovalle”,- siç janë quajtur, -  që flasin për të drejtat e seksit femëror. Dhe, pas leksioneve standarde, (se flasin të gjitha me të njëjtën retorikë), rrinë gojëmbyllur dhe hutohen, po të viheshin para një pyetjeje therëse, që do t’i vinte në kundërthënie: - ç’do të bënin, si do të vepronin, po të ndodheshin para një bashkëshorti që do t’i rrihte, do t’i poshtëronte me fjalë që s’do t’u kishin shkuar kurrë ndër mend, si për shembull për incest, apo shprehje më përulëse akoma?Por kjo i përket pjesës së dytë të këtij shkrimi.II. Në mbrojtje të Kristaq Ramës: “Këto akuza (kundër Kristaqit) nuk do të mund të përkulin kurrë as atë (të birin), as Partinë Socialiste dhe as popullin opozitar. Meqë e përmend shpesh tim atë, dije se nuk do të mundesh kurrë ta përkulësh Edi Kristaq Ramën. Nuk do të mundesh kurrë të cenosh nderin dhe dinjitetin e familjes sime, çfarëdo të thuash dhe sado ta përsërisësh. Nuk do të arrish kurrë të zmbrapsësh Partinë Socialiste, deputetët dhe deputetet e saj që po i bëjnë vendit një shërbim historik dhe nuk do të të ndahen derisa të të ballafaqojnë me të vërtetën. Nuk do t’ia dalësh kurrë të trembësh popullin opozitar, që nuk ka darë për të shkulur dhëmbë, po ka grusht që do t’i thyejë, një e nga një, dhëmbët e korrupsionit tënd, dhëmbët e pushtetit të familjes tënde, dhëmbët e pushtetit të shërbëtorëve të tu dhe të klientëve e sekserëve të tu, dhëmbët e kësaj qenef politike që e ke kthyer në një gojë të stërmadhe që u ka nxjerrë shqiptarëve qejfin për atdheun e tyre” . Ndërkohë, kreu opozitar do të mbajë sërish një qëndrim më të gjatë mesditën e sotme për akuzat e Berishës. (Fjalia e fundit: shtesë-koment i “Korrierit).Koment: Cenimi i nderit dhe i dinjitetit të familjes së Edi Ramës, është bërë pas rënies së diktaturës, në një shkrim të Mero Bazes. Në të vërtetë ky “cenim” (fjalë e Edvinit), as Meron nuk e fajëson, nëse nuk marrim parasysh atë ortek shprehjesh të së majtës së skajshme, që e kurorëzoi në kult privatësinë e personave, édhe kur këta janë njerëz publikë, me funksione të rëndësishme. Në të gjitha vendet me përvojë të gjatë demokratike, “privacy” nuk i ka kursyer politikanët e lartë. Do të mjaftonte të përmendnim Bill Klintonin, Mitëranin, Berluskonin e shumë të tjerë. Duhet të kemi mirë parasysh, ndërkaq, meqë kemi përmendur persona të rëndësishëm, se këta nuk janë të qortueshëm në intimitetet me seksin femëror, për ushtrim dhune. Pra, këta janë të pakrahasueshëm, në kuptimin pozitiv të fjalës, me ER-në, që ishte i dënueshëm edhe sipas dispozitave ligjore të kodit penal. Por Edi di të bëjë hartime, -  edhe ato të hallakatura, -  dhe u hyn përligjjeve të vetvetes, duke dashur të fusë në valle Dr. Berishën, që është tërësisht jashtë kësaj loje. Nuk është fare e nevojshme që të përdoren fjalë si“qenef politik”, - që të mos themi edhe shprehje të tjera, po aq të ndyra, - që të kuptohet se e vërteta i jep të drejtë Berishës, jo Ramës. Ky i fundit, s’ka ç’t’i bëjë Meros (se ky, tashmë, i ka dalë për zot Ramës) dhe thotë se e ka cenuar Berisha, kur Edvini vetë ka cenuar veten. Por edhe të atin, të ëmën dhe sidomos bashkëshorten, një talent i artit teatror të kohës, krejt e pafajshme, viktimë e perversitetit të bashkëshortit të saj, ndaj të cilit kërkoi të divorcohej ligjërisht.Pyetja më e natyrshme që shtrohet pas këtyre të dhënave është kjo: Cilët nga palët kanë ndërhyrë së pari në familjen e palës tjetër: propagandistët e E.Ramës, apo Berisha? Pyetja është e rëndësishme për të parë se cili është i provokuari dhe cili është provokuesi. Nuk mund të thuhet se Berisha nuk ishte njohur me qëndrimin çnjerëzor të Ramës ndaj Matildës: Dinte edhe  fyerjen monstruoze të ish-bashkëshortes, se djalin ajo e kishte me babanë e të paditurit për divorc, Kristaqit. Ishte në dijeni edhe të mosrespektimt të vendimit të gjykatës për pension, madje edhe për banesë. Këto ishin botuar në “Tema” dhe dihet se kush ishte investigatori. Megjithatë Berisha nuk e hapi gojën që në fillim. U tregua i durueshëm. Por mësymjet kundër familjes së tij u bënë të pareshtura. Erdhi një kohë, pra, kur ato që kishte nxjerrë në shesh Mero Baze, t’i nxirrte edhe Berisha. Pra, del e qartë se kush është provokuesi. Por, ndonëse ai lokucioni popullor duhet mbajtur parasysh (cituar në këtë shkrim: “kërkohet ballafaqim me të vërtetën)”. Cila është e vërteta? Ndryshon nga ajo që ka nxjerrë Mero në gazetën e tij? Ai ka cituar vendimin e gjyqit. Por kanë dalë edhe në fac símile. ç’ballafaqim me të vërtetën duhet bërë, pra? EdRama nuk hyn në faktet, duke kujtuar se ato zëvendësohen me fyerjet dhe me neologjizmat e shpikura prej tij si qenef-politikë...etj.*   *   *Përfundimisht, në titullin tonë mund të zëvendësohet emri i Musolinit, me atë të Edsvin Kristaq Ramës. I pari dihet si përfundoi dhe si u bë qesharake ajo shprehja se kishte kurdoherë të drejtë. Kjo shprehje e mohuesit të vërtetës më të pamohueshme kohët e fundit ka marrë përmasa të reja mosbesimi, për të dytin,  edhe nga bashkësia e së majtës europiane. Vetmia po bëhet një e ardhme e afërt për atë, që i ka bërë kaq dëme vendit të vet....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›