E Diel, 1 Nëntor 2026

Baraj: Dorëheqja ime personale, përgjegjësi morale për manipulimet

TIRANE- Besnik Baraj ka quajtur “vendim personal” dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën.

Dorëheja u dha dy ditë më përpara dhe në vend të tij kreu i PS-së, Edi Rama ka komandoi deputetin Saimir Tahiri.

“Mbaj përgjegjësi morale për manipulimet që u bënë në zgjedhjet e 8 majit.”- ka thënë Baraj në një intervistë për NEWS24 duke shtuar se “I jepte mbështetje maksimale Sajmir Tahirit”.

Ky i fundit do të vijojë të drejtojë degën kryesore të PS-së, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, para kongresit të 5 nëntorit.

Pritet që në javët që vijnë, të bëhen edhe zgjedhjet për kreun e ri të PS-së për Tiranën, në bazë të vendimit që u mor edhe në Asamblenë e fundit Kombëtare. Nga ana tjetër duket se Saimir Tahiri është një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e kësaj partie, pas rezultatit fitues që ai arriti si deputet, në drejtimin e fushatës në zonën e Kombinatit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›