E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi në Prishtinë: Serbia të pranojë pavarësinë

>Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, tha dje presidenti Topi në Prishtinë. Fakti që Kosovën e kanë njohur deri tani 53 shtete me peshë e të tjera priten ta njohin së shpejti, sipas Topit, është argumenti i pakundërshtueshëm se ky është një proces i ligjshëm dhe i pakundërshtueshëm. Shqipëria do tu mbështesë në këtë rrugë të përbashkët- ka garantuar Topi, duke shtuar se Kjo frymë do donim të mbështetej nga fqinjët sidomos nga Serbia, e cila duhet të interesohet për minoritetin serb duke bashkëpunuar me institucionet e Kosovës, si për të rimëkëmbur bashkëjetesën dhe për ti nxitur ata të gëzojnë të drejtat që u garanton Kushtetuta e Kosovës.Ai ka kërkuar respektimin e të drejtave, ndërkohë që duke u ndalur në situatën e fundit në Mitrovicë ai i ka quajtur incidente të dhunshme që mbjellin frikë dhe zgjojnë ëndrra të këqija. Sipas Topit nuk duhet lejuar që këto veprime të sfidojnë qëllimet e larta të sigurisë dhe integrimit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon- tha më tej ai. Presidenti ndalesën e parë e bëri mes mijëra mbishkrimeve në simbolin e pavarësisë së Kosovës, NEË BORN. "Viti do të më shkojë mbarë pasi ka filluar me Kosovën. Jam i bindur se shumë shpejt Kosova do të jetë e aftë të administrojë vetë në të gjithë territorin e saj shtetin e së drejtës e të lirisë" - tha presidenti Topi për mediat. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, në vizitën e tij të para pas pavarësisë kreu i shtetit shqiptar ftoi edhe Serbinë të ishte pjesë e këtij rrugëtimi euroatlantik duke bashkëpunuar dhe respektuar të drejtat e njeriut Do kishim dëshirë që ky integrim të mbështetej edhe nga Serbia, e cila duhet të interesohet për serbët këtu duke bashkëpunuar me institucionet e Kosovës. Respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut është parim universal, ai duhet të jetë i njëjtë dhe i garantuar si në Shqipërisë, në Serbi, Kosovë; si në qendër të Shqipërisë, në Mitrovicë dhe në Luginën e Preshevës theksoi më tej presidenti Topi. Pak ditë më parë 10 shqiptarë në Luginë e Preshevës u arrestuan pasi akuzohen nga prokuroria serbe për krime ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë. Duke iu referuar incidentit të fundit në Mitrovicë presidenti Topi tha se policia e Kosovës, KFOR dhe EUKLEX nuk do të lejojnë që incidentet në Mitrovicë të sfidojnë qëllimet e larta të sovranitetit, integrimit dhe të sigurisë. Shqipëria dhe Kosova mund të japin shembullin e bashkëpunimit dypalësh në rajon -tha presidenti Topi duke shtuar se po kërkon përfshirjen e Kosovës në tryezat shumëpalëshe ku flitet për të ardhmen e rajonit. Është e papranueshme që Kosova të mos jetë në këto tryeza sepse nuk mund të kuptohet perspektiva euroatlantike e Ballkanit pa praninë e Kosovës theksoi Presidenti Topi. Kreu i shtetit shqiptar premtoi intensifikimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe e cilësoi rrugën Durrës- Kukës- Morinë si investimi më i rëndësishëm infrastrukturor në Shqipëri i cili do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve me Kosovën. Rreth orës 09.00 avioni presidencial zbriti presidentin Topi në të vetmin aeroport të Kosovës. Aty kreu i shtetit shqiptar u prit nga zëvendës kryeministri kosovar Hajredin Kuçi dhe nga zyrtarë të tjerë të qeverisë. Duke komentuar vizitën e presidentit shqiptar, numri dy i qeverisë së Kosovës Hajderin Kuçi tha se vizita do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve. Kryetari i shtetit, Topi shoqërohet ne këtë vizitë nga nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë të komisionit të jashtëm, të komisionit të sigurisë, të komisionit të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit.
 
*****************************************************
Topi: Incidentet në Mitrovicë  motive ultranacionaliste
 Puna e institucioneve kosovare në raport me komunitetet pakicë, duhet të jetë shembull edhe për Serbinë në raport me shqiptarët në Luginën e Preshevës, ka thënë presidenti Topi. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit me homologun e tij Fatmir Sejdiu, Topi tha se politika në Ballkan ka ndryshuar rrënjësisht, pas pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, skenarët për luftë kanë vdekur, ndërsa i cilësoi incidentet e fundit në Mitrovicë si incidente me motive ultranacionaliste. Ai i bëri thirrje Serbisë që në vend të implikimeve negative në destabilizimin e Kosovës, ti respektojë të drejtat e komunitetit shqiptar në Serbi në shkallën që e bën Kosova për minoritetin serb. "Ju siguroj që Shqipëria, nëpërmjet institucioneve të veta, do të jetë pjesë e denoncimit të të gjitha këtyre ndërmarrjeve negative, që kanë një prapavijë të qarqeve ultra-nacionaliste serbe, duke u thënë që situata të tilla nuk janë më për Ballkanin perëndimor në përgjithësi, nuk janë më për Kosovën, sepse, sikurse Shqipëria që është projektuar për tu futur në NATO, në Bashkimin Evropian, edhe Kosova është e projektuar drejt ëndrrës euroatlantike. Po aq e interesuar do të jetë Serbia për të qenë pjesë e BE-së, por duke respektuar standardet, në respekt të sigurisë, të stabilitetit, në respekt të minoriteteve, u shpreh presidenti Topi gjatë konferencës për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›