E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Vidhen 606 qytetarë nga qeveria në vlerën 3 mln dollarë

/>Qeveria nuk u jep punonjësve të pushuar  nga Uzina e Naftës në Ballsh pagesën e një viti pune, sipas ligjit të privatizimit. "Denoncoj sot një tjetër vjedhje të qeverisë Berisha. Kësaj radhe është një vjedhje me përmasa të mëdha, ndaj 606 qytetarëve, kryesisht të Ballshit, të cilët prej 6 muajsh nuk u jepen 26 milion lekë të reja ose 3 milion dollarë"-deklaroi dje nënkryetari i Grupit parlamentar të PS, Erion Braçe.
Këta 606 punëtorë, vazhdoi ai, pjesa më e madhe e të cilëve janë gra kryefamiljare, të pushuara nga puna në qershor të vitit 2008, 4 muaj para privatizimit të kompanisë. Sipas vendimit nr 261, të datës 27 shkurt 2008, dhe më pas sipas udhëzimit të ministrit të ekonomisë, nr 250, të datës 08.04.2008, në daljen e tyre, qeveria duhet t'u paguante nga ndërmarrja e pa privatizuar, 1 vit pagë për ndërprerje të marrëdhënies së punës dhe së dyti, shpërblim për vjetërsinë e punës të secilit punëtor, sipas Kodit të Punës, që është ende në fuqi. Nëse për kompaninë tjetër shtetërore Alpetrol ky detyrim është miratuar që në korrik 2008, 606 punëtorët e ARMO-s vidhen prej 6 muajsh. Me vendimin 1523, të datës 19.01.2008, edhe ky vendim i nënshkruar nga kryeministri Sali Berisha, i botuar në fletoren zyrtare nr 179, datë 11 dhjetor 2008, saktëson se duhet t'i paguante punonjësve në vlerë 262 milion lekë. Kjo është edhe vlera e vjedhjes ndaj këtyre 606 punonjësve. "Dua të saktësoj, se në këto vendime, 262 milion lekë duhet t'ju paguhen punëtorëve nga likujditetet e kompanisë shtetërore ARMO, ku ngarkohet Ministria e Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi"- tha Braçe. Nga sa më sipër, vazhdoi Braçe,- ne vërejmë me shqetësim, se qeveria, ministria e ekonomisë dhe Sali Berisha, janë në kushtet e moszbatimit të ligjit. Janë në kushtet e mospërmbushjes së detyrës, janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës, ku që të treja janë vepra penale. Janë në kushtet e një krimi, sepse po vjedhin 606 punëtorë, në vlerën e 3 milion dollarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›