E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN kundër Berishës: "Rritja ekonomike 6 përqind"

/>Largohet Fondi Monetar Ndërkombëtar, nuk rinovohet marrëveshja. Qeveria del nga statusi i mbikëqyrjes së rreptë financiare
FMN kundër Berishës për shifrën e rritjes ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë për herë të parë publikisht versionin e tij për rritjen ekonomike në Shqipëri, duke u bërë pjesë e debatit publik tashmë jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe mes Kryeministrit e ministrit të Financave.  Ne parashikojmë një rritje ekonomike, prej 6 përqind, tha dje në konferencën e shtypit të lamtumirës, përfaqësuesja për Tiranën, Ann Margaret Westin. Shefja e misionit ka dhënë edhe shkaqet pse ky institucion është për variantin e rritjes ekonomike më të ulët se ajo që pretendon kryeministri, mbi 9 përqind. Rritja e llogaritur mbi tremujoret bazohet mbi tregues të ngushtë. Nuk mund të merret si përfundimtare. Duhet theksuar se gjatë 3-mujorit të fundit kemi pasur shenja të ngadalësimit në disa sektorë si pasojë e krizës, u shpreh Westin. Ndërkaq kryeministri Berisha theksoi që rezultatet për zhvillimin e faktorëve, tia atribuonim INSTAT. Madje kryeministri ka hedhur poshtë edhe versionin zyrtar për rritjen ekonomike te vitit 2007 duke pretenduar sërish një shifër më të lartë. Unë nuk jam dakord edhe për shifrat e dhëna për rritjen ekonomike të vitit 2007. Ndërsa në 2008 nuk kemi pasur mungesa dritash nëpër institucione,-u shpreh Berisha. duke folur për stadin në të cilin gjendet ekonomia jonë Berisha tha: Dita e sotme shënon fundin tranzicionit të ekonomisë shqiptare. Sot u firmos fundi i tranzicionit të një prej ekonomive më të centralizuara në Europë dhe në botë dhe tani ajo ecën me institucionet e maturuara të saj. Për një vend demokratik nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa një ekonomi solide tregu, pa të cilën ajo nuk mund të ekzistojë. Pasi ka falënderuar FMN për ndihmën, Berisha tha se vendi ynë ka bërë hapa të madhej në ekonomi. Ky është një rast për ti shprehur falënderimet e mia më të sinqerta FMN-së, e cili nisi punën në Shqipëri në një periudhë kolapsi total ekonomik e financiar me një inflacion 3 shifror, një deficit buxhetor 49 për qind, me një rënie dramatike të ekonomisë shqiptare. Gjatë këtyre viteve. FMN-ja është provuar një partner i shkëlqyer që ka ndihmuar qeveritë shqiptare në hartimin e politikave fiskale e monetare që kanë garantuar stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e shëndetshme ekonomike të vendit. Në këtë kontekst kjo është një mbyllje fatlume dhe krenare, sepse ky program mbyllet në një kohë kur Shqipëria ka një stabilitet të shkëlqyer makroekonomik, mbyll vitin me inflacion rreth 2.2 për qind, me një rritje ekonomike të pakrahasueshme në rajon dhe më të lartat në Europë, me një ekonomike të gjallë e dinamike, u shpreh Kryeministri Berisha.
Largimi i FMN
FMN u largu nga Shqipëria. Nuk pati rinovim të marrëveshjes, por u firmos një dokument tjetër, që nuk nënkupton më mbikëqyrjen e ekonomisë dhe praninë e FMN në Tiranë me një mision të posaçëm. "Sot ne i japim fund kësaj mënyre bashkëpunimi për të gjetur forma të reja të bashkëpunimit me Fondin. Sot është një ditë e lumtur për të gjithë, por jo aq shumë për ministrinë e Financave"-tha Ministri i Financave, Bode. Duke u prononcuar për këtë problem, Ann-Margret Westin tha: Kjo e sotmja është pikë kulmore për ekonominë shqiptare. Gjatë këtij programi, Shqipëria, nisur nga vendet me zhvillimin më të ulët ekonomik, është bashkuar me vendet, që janë në zhvillim. Shqipëria që në fillim i është bashkuar programit të FMN-së dhe programi i fundit ishte i 6-i. Pavarësisht se sot mbyllim programin, ne do ta mbështesim Shqipërinë nëpërmjet konsultimeve apo programeve të asistencës. Në vazhdim të deklaratës së tij, Bode e ka quajtur të suksesshme për qeverinë këtë periudhë bashkëpunimi me FMN. Marrëveshja e fundit 3-vjeçare, përfundimi me sukses i objektivave të saj, rritja e nivelit të maturitetit e institucioneve të shtetit shqiptar, për të menaxhuar financat publike, zhvillimi i reformave ristrukturore në shkallë të gjerë, e bindën FMN-në për të graduar Shqipërinë, për të kaluar nga faza e mbikëqyrjes në kuadrin e programit për zbutjen e varfërisë dhe nxitjen ekonomike, në një program të ri.- deklaroi Bode.
Letra e Mirëkuptimit
Qeveria shqiptare ka nënshkruar letrën e mirëkuptimit për miratimin e rishikimit të 6-të dhe të fundit të marrëveshjes 3-vjeçare me FMN, çka nënkupton fundin e periudhës së tranzicionit të ekonomisë shqiptare. Finalizimi i këtij programi shënon dhe përfundimin e fazës së mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë dhe të hapur të misionit të FMN-së që asiston qeveritë shqiptare prej 15 vjetësh dhe kalimin në një mbikëqyrje tjetër që do të jetë thjesht konsultativ dhe asistuese dhe kjo nëpërmjet disa parametrave kryesorë makro-ekonomikë. Kryeministri Berisha, i cili firmosi në emër të qeverisë shqiptare, së bashku me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, këtë letër mirëkuptimi, vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe asistencën e vyer, që FMN-ja i ka dhënë qeverive shqiptare në procese të rëndësishme si reformat ekonomike apo privatizimet e mëdha, ndërsa garantoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në një stad të ri, gjatë të cilit qeveria shqiptare do të vazhdojë të ndjekë direktivat e FMN-së. Mbyllja e marrëveshjes trevjeçare 2005- 2008  shënon dhe fundin e mbikëqyrjes së fortë të Shqipërisë nga ekspertët e fondit. Shqipëria kalon tashmë nga një vend i mbikqyrur rreptësisht nga FMN në një vend nën survejim. Dokumenti i firmosur nga përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, do të miratohet në fund të janarit nga bordi i FMN-së në Washington, kur përmbyllet dhe program 3-vjeçar i Shqipërisë me FMN.
 ********************************
Bode: "Si e bindëm FMN"
"Sigurisht që ka qenë e vështirë për ne për të bindur Fondin që në fillim për progresin e arritur dhe reformat e ndërmarra, por ne kemi gjetur një rrugë tepër komode të bashkëpunimit me FMN në dhe ajo është krijimi i buxheteve shtesë. Asnjë nga reformat tona nuk ka njohur bllokim për shkak të këtij bashkëpunimi"- deklaroi Bode. Në tre vitet e bashkëpunimit me FMN në, sipas Bodes,- janë ndërmarrë një sërë reformash të thella strukturore, të cilat kanë mundësuar të tjera hapësira dhe shanse për ekonominë shqiptare. "Ne provuam në këto tre vite bashkëpunimi vështirësi të mëdha, tregu botëror u përfshi nga një presion hiperflacionist, rritje çmimesh, në një periudhë 2 vjeçare dhe së fundi ekonomia botërore ndodhet në një krizë financiare. Sigurisht që Shqipëria për shkak të masave të ndërmarra në bashkëpunim me Fondin, u prek më pak nga këto kriza, qoftë nga rritja e çmimeve, qoftë nga kriza e fundit financiare"-deklaroi ministri Bode. Ne,tha ai,- mundësuam në tre vitet e kësaj marrëveshje të përgjysmojmë nivelin e taksave në tërësinë e tyre;  Përgjysmimi i nivelit të taksave sigurisht që u bë me mirëkuptim dhe me mbështetje nga FMN ja, bazuar në performancën e vazhdueshme të administratës fiskale dhe rezultatet konkrete të arritura nga qeveria në realizimin e kësaj reforme kaq të thellë. Administrata publike mundësoi që krahas përgjysmimit të taksave të kemi rritjen më të madhe historike në të ardhurat e buxhetit të shtetit. "Nga 24 % e PBB së që ishin të ardhurat e buxhetit 3 vite më parë, sot janë 28 % e PBB së, duke u rritur në 3 vite me 4 pikë përqindje të PBB së edhe pse ishin të përgjysmuara"- renditi shifrat ministri i Financave, Bode.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›