E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit: "Të dekretohet ligji i dosjeve"

/>Ish të përndjekurit i kërkojnë kreut të shtetit dekretimin sa më të shpejtë të ligjit për hapjen e dosjeve. Ndërsa e vetmja deklarate qe ka ardhur nga Presidenti i Republikës Topi lidhur me ligjin që ngjalli aq shumë kritika nga faktori ndërkombëtar dhe opozita është se do të respektojë kushtetutën. Drejtori i institutit të integrimit të ish të përndjekurve politikë Simon Mirakaj i bën thirrje për dekretimin e këtij ligji. Vetë kreu i shtetit Bamir Topi ka deklaruar se vendimin për të dekretuar ose jo ligjin për hapjen e dosjeve do ta marrë në respekt të ligjit themeltar të shtetit. Edhe pse kanë kaluar 17 ditë nga 20 që kushtetuta i njeh presidentit si afat për të dekretuar një ligj kreu i shtetit ende nuk ka marrë asnjë vendim për ligjin që u miratua me votat e maxhorancës pa konsensusin e opozitës dhe pavarësisht kritikave të faktorit ndërkombëtar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›