Kush nuk merr kartën e identitetit ndëshkohet, afati 25 shkurt

/>Ministria e Brendshme bën publike sanksionet për çdo kategori, nuk shpëtojnë as pensionistët, as nxënësit.
Kush nuk merr kartën e identitetit ndëshkohet. Llojet e sanksioneve janë të ndryshme për kategori të ndryshme dhe janë bërë të ditura dje nga Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, të hënën më 12 janar nis aplikimi për i për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike. "Pajisja e shtetasve me letërnjoftim elektronik është një detyrim i parashikuar në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë, te ligjit nr. 9972 date 28.07.2008, Për ratifikimin e Kontratës koncesionare Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronikedhe si një dokument të tillë tepër të nevojshëm, të domosdoshëm për shtetasit. Vendimi synon që po kaq detyrues është aplikimi për këtë dokument për shtetasit mbi 16 vjeç"-deklaroi Poni.
Përparësi atyre që s'kanë pasaportë
Për transparencë dhe për të pajisur çdo shtetas me të paktën një dokument identifikimi, vendimi ka përcaktuar se Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u dërgon jo më vonë se data 31 janar 2008 të gjitha bashkive, komunave, njësive bashkiake, listën përkatëse të shtetasve me të drejtë vote që nuk janë të pajisur me pasaportë. Njësia përkatëse e bën listën publike dhe njofton shtetasit e kësaj liste për të aplikuar me përparësi për letërnjoftim.
Të gjitha institucionet shtetërore, qendrore apo vendore, marrin masa që pagesa për aplikimin për letërnjoftim për punonjësit e tyre të kryhet brenda institucioneve përkatëse. Ministria e Brendshme po merr të gjitha masat për zbatimin e këtij vendimi të rëndësishëm nga të gjitha institucionet publike dhe të gjithë shtetasit. "Ne përfitojmë nga rasti për të përshëndetur bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me njësite vendore të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë dhe kërkojmë vëmendjen maksimale të tyre edhe gjatë aplikimit të shtetasve"-tha Poni.
Ndëshkimet për ata që nuk marrin
Aplikimi për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike kryhet në zyrat e regjistrimit pranë bashkive, komunave, njësive bashkiake përkatëse. Aplikimi kryhet për personat që kryejnë pagesën dhe disponojnë mandatarkëtimin përkatës për çdo dokument. Pagesa kryhet në zyrat e postës, ose në zyrat e financës të institucioneve përkatëse. Shtetasit, të cilët janë të detyruar të pajisen me letërnjoftim dhe që mbushin moshën 18 vjeç, më 28 qershor 2009, që nuk aplikojnë per tu paisur me leteërnjoftim, nuk do të përfitojnë shërbime nga administrata shtetërore.
**************************************
Çfarë humbin ata që nuk aplikojnë
-pagesa ose shpërblime për të gjithë personat fizike të punësuar në administratën dhe institucionet publike, si dhe personat e punësuar në shoqëri, agjensi apo ente shtetërore, qendrore apo vendore, nese nuk kane aplikuar deri me 25 shkurt 2009;
-pagesa apo shpërblime për pensionistët nëse nuk kanë aplikuar deri në 25 mars 2009;
-pagesa për ndihmë, përkrahje sociale apo çdo lloj ndihme tjetër ofruar nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, nëse nuk kanë aplikuar deri më 30 prill 2009;
-pranimin në provimet e fundvitit dhe regjistrimin në vitin shkollor/akademik pasardhës për të gjithë ata që ndjekin studimet në shkollat e mesme dhe të larta, pjesëmarrësit në konkurse apo gara të ndryshme të organizuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nese nuk kane aplikuar deri me 30 mars 2009;
-pajisja me pasaportë për jashtë shtetit;
-shërbimin në zyrat e gjendjes civile;
-lëshim ose rinovim të lejeve, autorizimeve, licensave nga organet e pushtetit qendror/vendor;
-nuk do të lejohen të dalin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
-aplikimi dhe pajisja me çertifikatë pronësie nga ana e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
-aplikimin dhe lëshimin e dokumentit Leje drejtimi automjeti dhe kolaudimin e tyre;
-lëshimi i vërtetimeve dhe dokumenteve të tjera të ngjashme me to, nga administrata gjyqësore;
-shërbimet noteriale;
-shpërndarja e karburantit pa akcizë për fermerët;
-shërbimi nga zyrat e Alba-Postës;
-për shërbimet e parashikuara nga pikat 5 e në vazhdim, afatet fillojnë të zbatohen nga 1 shkurt 2009.
Vendimi i Këshillit të Ministrave i ka rekomanduar institucioneve të pavarura, Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike që të ndjekin të njëjtat procedura për shërbimet që ato ofrojnë, normojnë me afat deri në 15 prill/30 prill 2009