Baraj: Po u vjen fundi gënjeshtrave të Berishës
09/01/2009 Premtimet e qeverisë
Partia Socialiste u ndal sërish dje në premtimet e pambajtura nga qeverisja aktuale. Sekretari në PS, Besnik Baraj gjatë një konference për shtyp theksoi se “katër vjet më parë Sali Berisha mori votat me premtimin se do të çonte në çdo shtëpi 24 orë drita. 5 muaj e gjysëm nga sot Sali Berisha do të largohet nga qeveria duke e lënë të pazgjidhur problemin kanceroz të energjisë elektrike”. Madje, si për argumentuar një akuzë të tillë, Baraj nënvizoi se “kur mbeten vetëm 5 muaj e gjysëm nga përfundimi i një mandati të plotë qeverisës Tirana dhe e gjithë Shqipëria vijojnë të dëgjojnë përrallën e ndërprerjeve të energjisë për shkak difektesh teknike, ndërkohë që në fakt vijojnë të vuajnë defektin e pakorrigjueshëm të keqqeverisjes, paaftësinë për të zgjidhur probleme reale dhe sëmundjen e pashërueshme të kësaj qeverie, korrupsionin që e ka kthyer në gropë të zezë sektorin energjitik shqiptar”. Por sipas tij, “edhe 5 muaj e gjysëm do të vazhdojmë të dëgjojmë gënjeshtrat dhe të vuajmë pasojat e të pasurit mbi krye të një kryeministri që katër vjet më parë arriti t’i gënjejë për herën e dytë e të fundit shqiptarët, duke u premtuar ndryshim të kushteve të tyre të jetesës përmes luftës ndaj korrupsionit”.