KQZ, PS-ja zbut tonet me Metën
09/01/2009 Me hapjen e sesionit të ri parlamentar nis puna për rikonfigurimin e KQZ-së
Socialistët lëshojnë sinjale pozitive për përfshirjen e LSI-së në institucionin e zgjedhjeve
Partia Socialiste nuk ka vonuar të lëshojë sinjalet e para për bashkëpunim mes saj dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këto sinjale lidheshin pikërisht me përbërjen e Komisionit të ri Qendror. Me nisjen nga puna të sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të jetë i angazhuar tërësisht për të realizuar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Kodi Elektoral. Fillimisht një punë e tillë do të jetë e fokusuar në ngritjen e institucionit qendror zgjedhor. Rikonfigurimi i Komisionit Qendror Zgjedhor pritet të sjellë me vetë jo pak tension në zhvillimet politike, sidomos brenda kampit të majtë. Ajo që mund të theksojmë është se PS-ja nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë komision.
Qëndrimi
Sekretari për çështjet zgjedhore në PS Kastriot Islami deklaroi dje se të gjitha partitë parlamentare kanë të drejtën e propozimit të kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor. Në këtë pikë PS-ja, sipas tij, është e hapur për bisedime, duke mos përjashtuar në këtë rast Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Një nga detyrimet e para lidhet me ngritjen e KQZ-së, proces i cili do të zbatohet jo vetëm teknikisht, por edhe politikisht, në mënyrë që të ketë një konsensus sa më të gjerë jo vetëm midis forcave parlamentare, por të gjitha forcave, në mënyrë të veçantë atyre të majta. Unë besoj se LSI-ja është forcë e majtë dhe nuk bëra përjashtim apo stigmatizim për ndonjë forcë të veçantë”, - vlerësoi Islami gjatë fjalës së tij lidhur me këtë çështje. Por sa i takon përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore në tërësi për deputetin socialist “gjithçka është në limitet kohore, ku me një organizim në mënyrë të veçantë nga ana e qeverisë ka hapësirë që të kapet vonesa dhe të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme konform standardeve ndërkombëtare. Sipas Islamit, duhet pritur përfundimisht hyrja në fuqi e Kodit dhe dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti dhe pastaj Parlamenti do të zhvillojë gjithë përgjegjësitë e tij për të realizuar atë çfarë përcakton Kodi.
Propozimi
Partia Socialiste i propozoi qeverisë që të shpërndajë kartat e identitetit falas për shtetasit shqiptarë që nuk kanë mundësinë t’i paguajnë ato. Sekretari për çështjet zgjedhore në këtë parti Kastriot Islami vuri në dukje faktin se në rast se do të pranohet një variant i tillë, shtohen mundësitë për pajisje maksimale të shtetasve me këtë dokument dhe arrihet standardi i kërkuar nga ndërkombëtarët për mënyrën e votimit. Kategoria e parë që duhet të pajiset me karta, sipas tij, duhet të jenë shtetasit mbi moshën 18 vjeç, që votojnë për herë të parë. Në gjykimin e Islamit, duhet të hartohet një kalendar i detajuar për të arritur afatet për pajisjen e qytetarëve përpara zgjedhjeve parlamentare.
Fushata elektorale
PS nis fazën e dytë të përgatitjeve
Lidershipi i Partisë Socialiste po harton projektin e ri për një tjetër fazë përgatitjesh, lidhur me fushatën elektorale të këtij viti. Kështu, momentalisht kupola rozë është e angazhuar në hartimin e piketave mbi të cilat do të përqendrohet i gjithë procesi përgatitor elektoral për periudhën janar-mars. Një ndër zhvillimet kryesore sa i takon këtij procesi do të jetë pikërisht ngritja e zyra elektorale në qendrat e rrethit. Zyrat do të jenë si strukturë e veçantë nga partia dhe do të funksionojnë si pikë referimi për socialistët dhe mbështetësit socialistë të zonës për fushatën e ardhshme elektorale. Por në funksion të kësaj çështje duhet që të gjitha organizatat socialistë të funksionojnë dhe të jenë të organizuara në mbështetje të shtabeve elektorale. Por do të jetë lidershipi i PS-së ai i cili do të hartojw tw gjitha hapat që duhet të ndjekin për të realizuar një funksion të tillë këto organizata. Ndërkohë, që një element mjaft i rëndësishëm dhe që do të punohet fort në të gjitha nivelet e Partisë Socialiste, nga qendra në bazë, është pikërisht pajisja e votuesve me kartat e identitetit. Edhe për këtë pikë do të ketë një plan të detajuar për të gjitha strukturat.