Shqipëri-Kosovë me zonë “Shengen”
09/01/2009 Presidenti Topi startoi vizitën në Kosovë. Takohet me homologun Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi
Propozohet heqja e formaliteteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve
Shqipëria dhe Kosova në fillim të këtij viti do të krijojnë një zonë të përbashkët “Shengen”, e cila do të favorizojë komunikimin natyral mes qytetarëve të të dyja vendeve. Strategjia për këtë projekt është diskutuar gjatë vizitës së parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës të Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi me autoritetet e larta të këtij shteti: Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.
“Heqja” e kufijve
Në takimin ndërmjet presidentit Topi dhe atij të Kosovës Sejdiu është hedhur ideja e mundësimit të qarkullimi të lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Nënshkrimi i marrëveshjes që do të realizohet brenda tremujorit të parë të këtij viti, për Presidentin Topi do të japë mundësi të mëdha për një komunikim natyral mes vendeve. “Ne kemi tashmë një strategji të sigurt për zgjerimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, duke i futur ato në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre dinamik. Qeveritë e të dy vendeve i kanë të gjitha hapësirat që vullnetin politik ta kthejnë në programe serioze bashkëpunimi në interes të drejtpërdrejtë të shtetasve tanë, si në lehtësimin maksimal të lëvizjes së tyre nga të dyja anët e kufirit, duke shtuar pikat kufitare e doganore e duke rritur sigurinë e tyre, ashtu dhe në drejtim të nxitjes dhe orientimit të burimeve të tyre financiare drejt investimeve serioze, afatgjata, të qëndrueshme e të sigurta”, - theksoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Të njëjtin qëndrim shprehu edhe Presidenti i Kosovës, Sejdiu. “Ne mendojmë se do të startojmë në këtë mënyrë realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, pa pjesën e formaliteteve që mund të jenë pjesë e pengesave administrative, siç ka qenë, për shembull, çështja e pasaportave, dhe kjo të jetë një shembull i komunikimit edhe me vendet tjera të rajonit, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Unë kam dhënë një ide që e kemi biseduar edhe gjatë vizitës sime në Shqipëri, që të bëjmë një minishengen të Evropës Juglindore”, - deklaroi ai. Ndërsa kryeministri Thaçi ka çmuar rolin e Shqipërisë për procesin e shtetndërtimit të Kosovës. “Raportet tona natyrisht që do të jenë specifike, por gjithmonë në kuadër të integrimit evropiane dhe euroatlantik”, - u shpreh ai.
Mbështetja
Numri një i shtetit shqiptar si në fjalën në Kuvend, ashtu dhe gjatë takimeve shprehu mbështetjen dhe inkurajimin e Shqipërisë në rrugën e përbashkët: në rrugën e integrimit euroatlantik. “Do të kishim dëshirë të madhe që kjo frymë integrimi të mbështetej edhe nga vendet e tjera fqinje të Kosovës, sidomos nga Serbia, e cila në fakt duhet të interesohet për minoritetin serb në Kosovë dhe të bashkëpunojë me institucionet e ligjshme të këtij shteti sovran e të pavarur si për të rimëkëmbur besimin reciprok të bashkëjetesës ndëretnike dhe për t’i nxitur ata të gëzojnë të drejtat që ua garanton Kushtetuta e Kosovës”, - theksoi Topi në fjalën e tij. Për sa i takon ecurisë së procesit të njohjes së Kosovës së pavarur ai garantoi Presidentin Sejdiu për angazhimin maksimal për koordinimin e veprimeve në funksion të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe avancimin e procesit të njohjes së tij. “Pavarësia e Kosovës është realitet e pakthyeshme. Në këtë kontekst, me Beogradin mund të bisedohet vetëm për probleme të karakterit teknik”, - theksoi ai.
Nënshkrimi
Përkujtimorja “New Born” ka qenë ndalesa e parë për Presidentin Topi pas mbërritjes së tij në Prishtinë. Në këtë pikë simbolike të ditës së madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës Presidenti Topi ka ndalur për disa çaste dhe ka lënë nënshkrimin e tij në njërën prej germave. Pas kësaj kreu i shtetit dhe delegacioni zyrtar janë pritur me një ceremoni solemne zyrtare nga Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu.
Presidenti Sejdiu
Shpreha falënderimet më të thella të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e jashtëzakonshme që Republika e Shqipërisë, institucionet e shtetit, pozita dhe opozita dhe personalisht Presidenti Topi kanë dhënë për Kosovën edhe në proceset e parapavarësimit, në proceset e gjata kohore, edhe në rrugën e mëvonshme të ndërtimit e konsolidimit, të zhvillimit të shtetit sovran e të pavarur të Kosovës.
Ambasadori
Presidenti i Republikës ka deklaruar dje nga Kosova në përgjigje të interesit të gazetarëve se çështja e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë do të zgjidhet shumë shpejt. Madje, para autoriteteve kosovare Topi ka deklaruar se kjo është çështje ditësh. Islam Lauka, i vetmi kandidat i propozuar para një viti nga Kryeministri Berisha, duket se ka ngecur nëpër procedura ligjore për të mbërritur në tryezën e Presidentit për dekretim.