Barak Obama betohet para Amerikës: “Po fillon një erë e re ndryshimi”
Presidenti i ri u dërgon mesazh myslimanëve të Lindjes së Mesme.
Blerina Olldashi
Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, u betua dje para miliona amerikanëve, të mbledhur në sheshin para Kapitol Hill, si dhe miliona të tjerëve që e ndoqën me interes në mbarë botën. Me dorën e mbështetur mbi Biblën që përdori në inaugurimin e tij çliruesi i skllevërve dhe mbrojtësi i unitetit të kombit, Abraham Linkoln, në vitin 1861, presidenti Barak Obama u betua se do të punojë për të mirën e kombit duke ruajtur të paprekur Kushtetutën e Amerikës. “Unë betohem se do të ekzekutoj detyrën e Presidentit me ndershmëri dhe do të mbroj Kushtetutën e SHBA-ve. Me ndihmo, Zot!”, - u shpreh Obama. Obama është presidenti i parë afro-amerikan duke thyer në këtë mënyrë tabutë për të realizuar ëndrrën e miliona personave. Në një ceremoni gjigante, që kaloi çdo parashikim, përpara kombit të tij por edhe të gjithë botës, Obama premtoi se do ta kryejë me përgjegjshmëri të plotë dhe me devotshmëri detyrën si president i Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i SHBA-ve iu drejtua me një mesazh edhe botës myslimane me fjalët: "Ne ju shtrijmë dorën nëse ju lironi grushtin”. Nëpërmjet kësaj deklarate, Presidenti amerikan nënkuptoi respekt reciprok me Lindjen e Mesme, ndërsa theksoi se paqja do të mbizotërojë. Përsa i përket politikës së brendshme, Obama vuri theksin në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj qeverisë. Ai bëri thirrje për fillimin e një gjenerate të re, e cila kërkon ndihmën e të gjithëve për ecjen përpara të Amerikës. “Duke nisur që sot, duhet të vihemi në lëvizje për të ribërë Amerikën”, - është shprehur Presidenti i 44-t i SHBA-ve. Presidenti Obama e përqendroi fjalimin e tij edhe në krizën ekonomike që ka prekur SHBA-të. Ai tha se bashkë me stafin e tij do të punojë fort për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. “Kemi vendosur t'u themi ndal premtimeve false. Amerika është një komb ku çdo burrë, grua, fëmijë kërkon mundësi të barabarta”, - u shpreh Obama. Presidenti i 44-t paralajmëroi se udhëtimi që vendi po nis është i vështirë, me rrisqe, por ka si synim përmbushjen e të gjitha ambicieve. “Kriza ekonomike në të cilën ndodhemi ka nevojë për veprimet e duhura. Ne duhet të ndërtojmë rrugë, ura, të vëmë në vend shkencën, të rrisim cilësinë e kujdesit shëndetësor, do të shfrytëzojmë ujin, detin, erën dhe do të përballemi me kërkesat e kësaj epoke të re”, - theksoi Obama. Njeriu më i fuqishëm i rruzullit premtoi ndihmë dhe përkushtim për popujt e varfër që jetojnë në botë. Po ashtu, Presidenti Obama i premtoi kombit të vet siguri dhe fitore ndaj çdo force që kërkon dhunë e shkatërrim.
Dita historike “Obama”
Presidenti Obama e filloi ditën e inaugurimit si shumë presidentë të tjerë, me një ceremoni lutjesh private në Kishën Episkopale të Shën Johanit, shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, diçka që është bërë tashmë traditë. Ai dhe gruaja e tij, Mishel, si dhe nënpresidenti i zgjedhur Xho Bajden me gruan Xhill, shkuan më pas në Shtëpinë e Bardhë ku u takuan me Presidentin Xhorxh Bush për një kafe. Më tepër se 1 milion njerëz u mblodhën në Parkun Kombëtar për të parë ceremoninë zyrtare të betimit, e cila filloi para mesditës në shkallët e Kapitolit, ndërtesa e Kongresit Amerikan, me një koncert ku morën pjesë këngëtarja Areta Franklin, violonçelisti Yo-yo Ma dhe violinisti Itzak Perlman. I pari që bëri betimin ishte zëvendëspresidenti Xho Bajden, në praninë e anëtarit të Gjykatës së Lartë Xhon Pol Stivens. Më pas, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhon Roberts, vazhdoi me betimin e z. Obama si President. Kjo ceremoni u pasua nga fjalimi i shumëpritur i inaugurimit që mbajti Presidenti Obama, i cili më pas shkoi për drekë në Kapitol bashkë me personalitete të tjera. Dita e Presidentit vazhdoi me paradën e inaugurimit përgjatë bulevardit “Pensilvania”, për të arritur në banesën e tij të re, në Shtëpinë e Bardhë. Festimet vazhduan deri natën vonë kur Presidenti dhe Nënpresidenti i ri morën pjesë në një numër ballosh me rastin e inaugurimit.
21 Janar 2009