E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, policia rrugore merr masa për udhëtimin edhe nëpër mjegull të dendur



Gjirokastër - Qyteti i Gjirokastrës pasditen e djeshme u mbulua nga një mjegull e dendur, e shoqëruar dhe me temperatura të ulëta, gjë që ka vështirësuar disi qarkullimin e automjeteve, por, falë masave të marra nga Inspektorati i Qarkullimit Rrugor, nuk është shënuar asnjë aksident automobilistik. Në të gjithë segmentin rrugor Ballsh-Kakavijë, 130 kilometra i gjatë, janë vendosur 15 patrulla policie. Në aksin më problematik, 15 kilometra larg qytetit të Tepelenës, i quajtur “Shkalla e zezë”, pranë fshatit Hormovë, ku si pasojë e terrenit të vështirë gurë të mëdhenj shkëputen nga kodra dhe rrokullisen drejt lumit Vjosë, është ngritur një postbllok me shërbim 24 orë, ku punonjësit e policisë rrugore nuk lejojnë qarkullimin në të dy krahët.

21 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›