E Diel, 1 Nëntor 2026

Barak Obama mbron Sekretarin Geithnerin

 

Presidenti amerikan, Barak Obama u është kundërvënë të gjithë zërave “të ligj” kundër sekretarit të tij të Thesarit, duke deklaruar së fundmi se nuk do ta zëvendësojë Sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner. Obama tha për mediat amerikane se nuk do ta pranonte dorëheqjen e Geithnerit, edhe nëse ai do të paraqiste një të tillë. Geithner po përballet me kritika të shtuara lidhur me mënyrën se si po trajton krizën ekonomike dhe me dështimin e tij, që të bllokonte drejtuesit e kompanisë “American International Group” që të jepnin shpërblime për punonjësit e tyre në vlerë prej 165 milionë dollarë. Shpërblimet janë dhënë nga fondet e ndihmës për shpëtim të dhëna nga qeveria. Pritet që gjatë kësaj jave Geithner të paraqesë planin për shpëtimin dhe mëkëmbjen e sistemit financiar amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›