E Diel, 1 Nëntor 2026

Barak Obama, rruga drejt Shtëpisë së Bardhë

Rreth dy vjet më parë, në shkurt të vitit 2007, shumë media amerikane nisën t'i kushtojnë vëmendje një senatori të ri nga Ilinois, jo vetëm sepse ishte karizmatik, dhe me ngjyrë, mandje as për faktin se do të garonte për tu zgjedhur Presidenti i 44 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por vetëm sepse ai radhitej në sondazhe pas Hillari Klinton. Në atë kohë askush nuk e dinte se senatori i ri shumë shpejt do të shndërrohej në një fenomen politik, dhe kurrë më parë nuk kishte patur një kandidat për President që emri të rimonte si Osama, emri i dytë të ishte Hyssein, të ishte gjysmë i zi dhe gjysme e I bardhe ndërsa politikisht jeshil. Në një prej deklaratave të tij të para pas shpalljes së kandidaturës në radhët e demokratëve ai tha se për Amerikën kishte ardhur një moment historic. "Ne jemi po jetojmë një moment historic, dhe gjëja më e rëndësishme është që të ribashkojmë popullin. Një nga aftësitë e mia është të mbledh bashkë të ndryshmit në atë që kanë të përbashkët, u shprej ai. Që në ditët e para të fushatës ai ishte aktiv, takonte të gjithë kategoritë e votusve dhe ndante me ta vision e tij për të ardhmen e Amerikës. Kudo që kishte rast nuk linte pa përmendur vlerat në të cilat besonte dhe falenderonte gruan e tij për mbëhstetjen e pakrahasuar. Pas entuziazmit të fillimit, fushata e Obamës u duk se kishte goditur murin. Tetë muaj pas shpalljes së kandidaturës në Springfield, tani në prag të zgjedhjeve paraprake mes demokratëve ai e shihte veten në disavantazh ndaj Hillari Klinton. Por ndryshimi I madh nisi në Ioëa. Ku ai fitoi shumicën dërmuese të delegatëve. Këtë fitore do ta përsëriste edhe në shumë shtete të tjera, mes të cilave edhe në ata të cilat kishin numrin më të madh të delegatëve dhe mund të vendosnin nominimin e tij. Kur Barak Obama vajti në Konventën Demokrate, tani ishte I sigurtë për nominimin. Ai shkruajti historinë duke u bërë afro-amerikani i parë që nominohej nga Partia Demokratike për garën Presidenciale. Tani, pyetja ishte A do ta zgjidhnin amerikanët? Pas ndihmës së Hillari Klinton e cila arriti të bashkojë demoratët e ndarë Barak Obama tani ishte kandidati zyrtar dhe kishte filluar të mendonte për përballjen me rivalin Xhon Mekein. Pas plotësimit të stafeve, dhe zgjidhjes së rivalëve nisi edhe gara reale për Shtëpinë e Bardhë të Amerikës. Dy rivalët shpalosën planet dhe vizionin e tyre për të ardhmen e amerikës. Folën për temat që shqetësonin të pasurit, të varfërit, dhe klasën e mesme. Kërkuan votën e amerikanëve herë duke u bazuar në atë që do të bënin mirë vetedhe herë duke aluduar në atë që do të bënte gabim kundërshtari. Shpalosën qëndrimet dhe projektet e tyre, për ekonominë, që ishte në prag të recesionit, politikën e brendshme, atë të jashtme, luftën dhe paqen. U përballen në debate televizive dhe replikuan në distancë, secili me një qëllim të vetëm për tu thënë amerikanë se ishte ai, presidenti i duhur për ta. Dhe me zgjedhjet e 4 nëntorit erdhi dhe ndryshimi. Tani Barak Obama ishte presidenti i pare i zgjidhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një fjalimi të mbajtur para mijëra mbështetësve në Grant Park, Çigago ai nisi punën për administratën e re dhe kalimin e pushtetit. Megjithese ende jo me atributet e Presidenti gjatë gjithë kësaj kohë ai ishte aktiv në politikën amerikane, por kurrë nuk mori përsipër të dopionte presidentin në detyrë. Për disa është hero, për të tjerë jo aq, por shumë analistë mendojnë se do të jetë koha ajo që do të gjykojë nesë zgjidhja e Barak Obamës President të SHBA është vetëm 'ëndrra e realizuar e Martin Luter Kingut, apo ndryshimi i merituar i amerikanëve'. Me slloganin "Po, ne mundemi", senatori i ri dhe karizmatik nga Ilinoisi hapi një epokë të re në historinë e amerikës, dhe shkroi emrin e tij si Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA, dhe i 44 në radhën e Presidentëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›