Maqedoni, KE nis vlerësimin për liberalizmin e vizave

Ekspertët europianë dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian , nisën të hënën misionin e parë vlerësues për liberalizimin e vizave në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni, dhe do të organizohet nga ambasada çeke në këtë vend. Ekspertë nga shtatë vende anëtarë të Bashkimit Europian kanë kërkuar fillimisht të informohen për sigurinë e pasaportave dhe dokumentave të tjerë. Misioni vlerësues pritet të përfundojë të premten dhe përfaqësuesit europianë do të njihen edhe me situatën përsa i përket sigurisë në Maqedoni si dhe me rezultatet lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vlerësuesit do të paraqesin raportin para KE-së pas misionit të dytë vlerësues prej datës 16-të deri më 20-tëshkurt, kur edhe do të shqyrtohet kërkesat e tjera të parashikaura nga Komisioni europain, si drejtimi dhe udhëheqja e kufijve si dhe kërkesat për azil dhe emigrim. Në fund të muajit mars, pasi të shqyrtojë raportin e ekspertëve, Komisioni Europian do të deklarohet nëse do të ketë apo jo liberalizim të plotë të vizave për Maqedoninë. Agjensitë shqiptare të lajmeve shkruajnë se disa studentë nga Universitet e Maqedonisë kanë udhëtuar për në Bruksel për të kërkuar para Komisionit Europian heqjen e vizave për Maqedoninë. Studentët do të realizojnë takime edhe me disa euro-parlamentar sllovenë.