Obama betohet sot si President i SHBA-së

Kryeqyteti i Sheteve të Bashkuara, Washingtoni është mbushur me mijëra njerëz të entuziazmuar, të ardhur nga i gjithë vendi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Barak Obamës si presidenti i 44-rt i Shteteve të Bashkuara. Ndërtesa e Kongresit Amerikan, ku Obama do të bëjë betimin për president, është zbukuruar me flamuj amerikanë e ndërsa shitësit ambulantë anembanë qytetit, prej ditësh po shesin suvenire me fotografi të afroamerikanit Obama, si bluza, kapele dhe kopsa. Pritet që të paktën 1 milionë njerëz të marrin pjesë në ceremonin e inagurimit, edhe pse temperaturat janë tepër të ulëta. Ata do të shohin nga afër në Washington ceremoninë e inagurimit të Obamës, kur pas betimit ai do të bëhet presidenti i parë afro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Obama do të bëjë sot betimin në shkallët e ndërtesës së Kongresit Amerikan, që gjendet përballë Parkut Kombëtar të Washingtontit. Kjo është hera e parë që i gjithë parku, i cili shtrihet nga ndërtesa e Kongresit, deri tek monumenti i Abraham Linkolnit, do të jetë i hapur për pjesëmarrësit, të cilët mund të ndjekin ceremoninë e betimit përmes ekraneve gjigande të vendosura aty. Masat e sigurisë për këtë ngjarje historike do të jenë të mëdha. Shumë rrugë dhe ura të kryqeyteti janë mbyllur. Po ashtu janë vendosur shumë pika kontrolli, dhe këtu kanë ardhur për të ndihmuar shumë trupa policore dhe pjesëtarë të personelit për emergjencës nga qytetet e tjera të vendit. Ushtria ka vënë në dispozicion më shumë se 30-të mijë trupa për të ndihmuar në vendosjen e sigurisë.