Policët në kërkim të fëmijëve të sapolindur
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Projektligji parashikon shpërblim prej 5 mijë lekësh për ata prindër që i regjistrojnë fëmijët e tyre brenda 60 ditëve. Por parashikohen dhe sanksione me gjobë në masën 5 mijë lekë, nëse nëna që ka lindur fëmijën e paregjistruar deri më tani, nuk bën deklarimin brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit”
Policia në terren në bashkëpunim me qeverisjen vendore duhet të konstatojë dhe konfirmojë në rrugë zyrtare rastet e lindjeve dhe regjistrimin e tyre pranë gjendes civile. Ky është një ndër ndryshimet e propozuara nga Qeveria nëpërmjet ligjit “Për gjendjen civile”, të ndryshuar”, i cili ka filluar të diskutohet në komisionet palamentare. Në këtë mënyrë inspektorëve të zonës u caktohet një detyrë shtesë përveç detyrave të zakonshme të një polici. Projektligji i Ekzekutivit parashikon gjithashtu shpërblim prej 5 mijë lekësh për ata prindër, të cilët i regjistrojnë fëmijët e tyre brenda 60 ditëve. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ferdinand Poni, i cili bëri prezantimin e këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve, tha se regjistrimi i fëmijëve të lindur në zyrat e gjendjes civile synon zhdukjen e paligjshmërisë që ekziston në këtë fushë.
Projektligji
Projektligji i propozuar nga Qeveria përcakton se kur regjistrimi i lindjeve deklarohet brenda 60 ditëve, për lindjet brenda vendit, dhe 90 ditëve për lindjet jashtë vendit, nëna përfiton një shpërblim në masën 5 mijë lekë, fond i cili përballohet nga buxheti i shtetit. Gjithashtu, drafti parashikon që për të gjitha lindjet e padeklaruara deri tani dhe që kanë kaluar afatin, nëna do të përfitojë shpërblim në masën 5 mijë lekë, nëse bën deklarimin brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Por, në draftin e propozuar parashikohen sanksione me gjobë në masën 5 mijë lekë, nëse nëna që ka lindur fëmijën e paregjistruar deri më tani, nuk bën deklarimin brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Sipas draftit, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendbanimit të prindërve, por për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistrimi bëhet në zyrën e gjendjes civile të vendit ku është gjetur. Relacioni shoqërues i projektligjit saktëson se një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve të lindur, të paregjistruar, i përkasin shtresave më në nevojë të shoqërisë. Sipas relacionit, nga përllogaritjet del se numri mesatar i lindjeve për shtetasit shqiptarë varion 6-7 mijë lindje në muaj. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga shtetas shqiptarë, me banim të përhershëm në Shqipëri, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të vendit ku ka lindur. Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatos Beja, e vlerësoi si një mekanizëm nxitës shpërblimin prej 5 mijë lekësh për regjistrimin e lindjeve, të përcaktuar në disa ndryshime të ligjit "Për gjendjen civile". Beja theksoi se regjistrimi i fëmijëve të lindur është një garanci më shumë për jetën e tyre, e cila në rast të kundërt është e rrezikuar nga trafikimi. “Shpërblimi është një mekanizëm, i cili do të nxisë regjistrimin e fëmijëve, sidomos në komunitetet rome, ku mosregjistrimi i lindjeve është një fenomen më i përhapur”, - theksoi ai. Komisioni i Ligjeve, i cili miratoi ndryshimet e propozuara nga Ekzekutivit dhe i vlerësoi ato të rëndësishme dhe në përputhje me standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2008