Barazim në Lezhë, përfiton Teuta

Sfida e nxehtë për mbijetesë, ajo midis Besëlidhjes e Kastriotit
me rezultatin që prodhoi, barazimin 1-1, coi ujë në "mullirin" e Teutës, të kthyer triumfalisht nga Korca, në stadiumin ku dhe lezhjanët e krutanët kishin marrë më parë pikë të plota.
Dritan Smajli shënoi një eurogol brenda tri minutave lojë për formacionin e Ilir Gjylës, kur me goditjen e tij të kalibruar realizoi nga 25 metra, falë edhe pakujdesisë së portierit të Kastriotit, Arjon Mustafa. Golashënuesi më i mirë i formacionit të Ramazan Ndreut, Erion Rizvanolli, pair një një rast të artë për të vendosur ekulibrat në të 18-të, por pa mundur të realizojë.
Gjithsesi, ishte ish-sulmuesi i Tiranës, Oriand Abazaj, që shërbeu për Rizvanollin, i i cili në minutën e 35-të shënoi edhe golin e cmuar për Kastriotin, duke ndarë nga një pikë me skuadrën vendase.
Besëlidhja regjistroi barazimin e 5-të në shtëpi, ndërsa Kastrioti të tredtin në transfertë. Ky ishte edhe barazimi i parë historik midis dy ekipeve në 5 ndeshjet e zhvilluara, ku Besëlidhja ka arritur vetëm 1 fitore, ndërsa Kastrioti 3.
Besëlidhja – Kastrioti 1-1
Gjyqtarë: S. Jareci, A. Mali, G. Maloku
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë
Bilanci: 5 ndeshje; 1 fitore Beswlidhja, 1 barazime, 3 fitore Kastrioti. Golat: 4-6