E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenisi blu, Dinamo e praktikon në kompleks

Brenda kompleksit sportive "Dinamo" ndodhet një fushë tenisi, por kurrsesi as presidenti Sulaj (një i apasionuar pas topit të verdhë) dhe as trajneri Ilir Daja, nuk do ta mendonin kurrë se do të shënonin nga tre gola për cdo pjesë kundër Flamurtarit, që një javë më parë kishte fituar bindshëm po me tre gola ndaj Partizanit të vendit të dytë.
Edhe pse sfida u konsiderua si një duel kroatësh (8 të tillë në "Selman Stërmasi", 4 Dinamo dhe 3 Flamurtari, plus trajnerin Kovacic), ishte shqiptari nga Maqedonia, Artim Pollozhani, "matchëinner" (fituesi) me golin e parë të tij në të 16' dhe eurogolin në të 48'.
Dinamo, e ndodhur edhe në presionin e Partizanit, që luante në stadiumin tjetër të kryeqytetit, realizoi golin e parë falë një kundërsulmi. Sulmuesi Pero Pejic dha një top në të majtë për kroatin tjetër, mesfushorin Goran Vincetic, dhe asistit të kroatit iu përgjigj në mënyrë perfekte ish-sulmuesi i Tus Koblenz, Pollozhani. Vvlonjatët protestuan për pozicion jashtëloje, por gjyqtari drejtoi pikën e mesit të fushës.
Goli i dytë i bluve realizohet me penallti nga gjakftohti Bekim Kuli (28'), i cili shënon golin e tij të katërt sezonal dhe të dytin nga pika e bardhë. 45 minutat e para patën kohë edhe për golin e tretë të shënuar nga golashënuesi më i mitë i Dinamos, Pero Pejic (42'), që tashmë ndodhet në kuotën e 16 golave, tre më pak se shkodrani Sinani (19).
Ndeshja është e mbyllur për trajnerin e Dinamos, Daja, ndërkohë që për ish-ndihmësin e trajnerit të Kombëtares, Oto Baric, kroatin Slavko Kovacic, i cili pak minuta përpara fillimit të takimit kishte ftuar përmes celularin, edhe ish-kolegun e tij, Shpëtim Duro, për të asistuar në "Selman Stërmasi" (përmes një dialogu një serbokroatishte e përzjerrë me pak shqip e shumë gjermanisht), turfullohej në bankinë.
Pollozhani në të 48' i hoqi cdo ëndërr Kovës për të marrë të paktën një barazim, ndërsa zëvendësuesi Eleandro Pema me dy golat e tij, në minutat 74 e 82, vulosi shifrat 6-0 dhe humbjen më të thellë të Flamurtarit gjatë këtij sezoni. Gjithsesi, Dinamo nuk arriti të barazojë rekordin e saj sezonal, atë fitore 7-0 me Skëndërbeun e vendit të fundit.
Kovacic, i cili në ndeshjen e humbur të skuadrës së tij me, i quajti lojtarët e tij amatorë, madje shkarazi përmendi edhe mundësinë e largimit, ka rastin më të mirë në për t'u kthyer në shtëpi, pasi askush në Vlorë, përfshirë edhe kryebashkiakun Shpëtim Gjika, nuk mund t'i fali humbjen 6-0.
Gjithsesi, kjo Dinamo i dha mundësinë Flamurtarit të vendoste ekuilibrat në këtë kampionat: në 27 javë, 8 fitore dhe 8 humbje (11 barazime). Bilanci midis dy ekipeve: 113 ndeshje; 62 fitore Dinamo, 26 barazime, 25 fitore Flamurtari. Golat: 184-99
Dinamo-Flamurtari 6-0
1-0 16' Pollozhani
2-0 28' Kuli (11-m)
3-0 42' Pejic
4-0 48' Pollozhani
5-0 74' Pema
6-0 82' Pema

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›