E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrast shqiptar, tipik “Guinnes”

Kontrast shqiptar. Tipik "Guinnes". Gjithcka e thjeshtë. Dinamo humbet 72 orë më parë 4-0 me Vllazninë në "Loro Borici" në ndeshjen e parë gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë, dhe tri ditë më pas, fiton 6-0 me Flamurtarin në "Selman Stërmasi".
Vlonjatët fitojnë në "Flamurtari" 3-0 me Partizanin dhe humbasin 6-0 në kryeqytet me dinamovitët në kryeqytet. Formacioni i kroatit Slavko Kovacic bëhen celësi i Kampionatit të 66-të Kombëtar, që për fitimin e titullit si presidenti Sulaj i Dinamos ashtu edhe bosi i Partizanit kanë hedhur disa qindra milionë lekë.
Besa në debutimin e dyshes Berati-Haxhiaj fitoi me 2-1 me Tiranën, falë dy golave të Bledar Mancakut të realizuar nga pika e bardhë. Dy gola shënoi edhe Partizani ndaj Shkumbinit, dhe të dy në minutën e parë shtesë të cdo pjesë.
Numri "2" u përsërit edhe në Korcë, ku Teuta fitoi 2-0 për të arritur fitoren e dytë në shtëpinë e Skëndërbeut. Një dysh i ndarë përgjysmë në Lezhë, ku Besëlidhja e Kastrioti u ndanë 1-1. Pikët ndanë edhe Vllaznia e Elbasani, por rezultati përfunoi i bardhë.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 27
Dinamo - Flamurtari 6-0
Partizani - Shkumbini 2-0
Vllaznia - Elbasani 0-0
Besa - Tirana 2-1
Besëlidhja – Kastrioti 1-1
Skënderbeu - Teuta 0-2
Renditja
1. Dinamo 27 16 6 5 44-11 +33 54
2. Partizani 27 14 10 3 39-19 +20 52
3. Besa 27 13 5 9 34-28 +6 44
4. Elbasani 27 11 10 6 28-16 +12 43
5. Tirana 27 12 7 8 36-27 +9 43
6. Vllaznia 27 11 9 7 39-28 +11 42
7. Shkumbini 27 10 7 10 26-26 0 37
8. Flamurtari 27 8 11 8 27-32 -5 35
9. Teuta 27 8 5 14 25-34 -9 29
10. Kastrioti 27 8 4 15 18-35 -17 28
11. Besëlidhja 27 7 6 14 26-43 -17 27
12. Skënderbeu 27 3 2 22 23-66 -43 11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›