E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, përsëri gol trepikësh

Energie Cottbus përsëri shënon një fitore dhe është përsëri Ervin Skela ai që shënon golin vendimtar të ndeshjes. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka marrë përgjegjësinë e gjuajtjes së 11-metërshit në minutën e 51-të të ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij Arminia Bielefeld, dhe nuk ka gabuar duke i dhënë kështu edhe një tjetër trepikësh skuadrës së tij. Me golin i shqiptarit është mbyllur e gjithë ndeshja dhe tashmë Energie Cottbus "noton në ujëra të qeta" përsa i përket qëndrimit në Bundesliga. E gjithë kjo falë formës së jashtëzakonshme të Skelës i cili në tre javët e fundit ka shënuar katër gola për skuadrën e tij duke u shëndrruar në liderin e padiskutueshëm të Cottbus.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të Bundesligës janë aktivizuar edhe dy shqiptarët e tjerë. Edmond Kapllani është future si zëvendësues në minutën e 55-të në ndeshjen që skuadra e tij Karlsruhe e ka humbur në shtëpi me rezultatin 2-1 nga Hansa Rostock, ndërkohë Altin Lala si akonisht është aktivizuar për 90 minuta në fitoren e Hanoverit me rezultatin 2-1 përballë Eintracht Frankfurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›