E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, “Happy end in extremis”

Tre pikë të arta "in extremis". Partizani është i dënuar të vuajë 45 minuta të cdo pjese. "Happy end" për trajneri Hasan Lika është i denjë për një skenar "ala Bajern Munih". Paulin Dhembi realizoi në 45'+1, kur pas përplasjes kokë më kokë mes portierit të Shkumbinit, Ervis Llani me mesfushorin sulmues të Partizanit, Elis Bakaj, lojtari i "Demave" u gjet para portës bosh, për të bërë gjënë më të bukur në botën e futbollit, golin. Shkumbini edhe pse goditi një traversë në minutën e 29-të dhe ishte pranë golit edhe në fraksionin e dytë kur Kacollja (78') kreu një roveshjatë fantastike për ta rrëshqitur topin pranë shtyllës pingule.
Skuadra e Maganit nuk arriti të ndalë vrullin e Partizanit, që në minutën e 91-të, realizoi me Elis Bakajn, me një veprim të zgjuar. 2-0 për Partizanin, që e mbajti e sërish dy pikë larg Dinamos, ndërsa Bakaj arrin Muzakën në kuotën e 9 golave.
Partizani mbeti sërish ekipi i vetëm që nuk njeh humbje në shtëpi në 14 javët e luajtura në Tiranë (9 fitore, 5 barazime). Kjo ishte fitorja e 16-të e Partizanit në 34 ndeshje historike me Shkumbinin (12 fitore, 6 barzime).

Partizani - Shkumbini 2-0
Gjyqtarë: A. Janku, A. Lamce, S. Zeka
Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë
Bilanci: 34 ndeshje; 16 fitore Partizani, 6 barazime, 12 fitore Shkumbini. Golat: 46-38

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›