Cana deshiron patjeter nje trofe
Ne ndeshjen e pare ne Ukraine, Olimpik Marseje eshte mundur 2-0 nga Shahktar Dontesk, por kapiteni i francezeve, Lorik Cana beson se pas ndeshjes se kthimit, ekipi i tij do te kualifikohet ne turin tjeter. Lorik Cana flet per ndeshjen e sotme te UEFA-s, me Shahkatar Dontesk por beson tek i njejti sukses dhe ne fund te kampionatit. Olimpik Marseje ndodhet ne vend te pare, per momentin dhe ne vijim te kampionatit, ekipi do te kenaqej edhe sikur te renditej, ne vend te dyte. "Se pari, duhet te kualifikohemi ne kupen UEFA dhe besojme se do t'ia dalim",- tha Cana. "Ne fillim te kampionatit ne deklaruam se deshirojme te futemi ne zonen Champions. Tani jemi ne vend te pare dhe gjithcka do te varet nga ana jone. Do te ishte sukses, nese Marseja ne fund do te kurorezohej me nje trofe", - perfundon Cana.